Poezi nga Xhemal Gora

Xhemal Gora 1

Poezi nga  Xhemal Gora

 

 

GJUHA DHE PLISI

 

Njerëzimi kërkon fillesën,

ajo është diku…aty…këtu…atje…

E zhdukur, e mbytur, e djegur,

Fosile kohësh mbetur përgjakjeve…

Papritur, madhërishëm zgjohet nga shekujt

Diku me nje qytezë, diku me nje gravurë,

Diku me nje kishë, a piramidë,

varrosur nënë dhe….

 

Shpata… flaka,

në detra gjaku na mbytën…

Na përzunë të përvetësonin historinë…

Ndryshuan gjuhën dhe faktet,

mbi shpinën tonë të rriten,

të fitonin pavdekësinë…

 

Koha, si kali,

të mban mbi shpinë,

gënjeshtrat s’i duron, aspak…

Mbas shekujsh,nxjerr faktet

dhe në greminë të flak!

 

Më kot dridhen e përdridhen…

Bibla së pari u shkrua dhe foli në Shqip!

Dhe Thoti Shqip fliste…dikush tha!

Vetëm me gjuhën e të parëve,

hyjnorëve, Ilirëve,

po ngjirrën duke bërtitur,

sekretet e mdha…

 

Shekujt dy yje

madhërishëm i ndezën mbi Europë…

Gjithë globin me dritë të flakërijnë…

Udhën t’ju tregojnë popujve në botë,

Gjergji i madh, heroi i Lirisë,

dhe Nëna Terezë, me shenjtërinë!

 

 

PAS  HAPASH

 

Të kërkoj udhësh… Me sy përpij token…

Por, përpara, ç’do gjë, më largon nga ty!

Pas hapash, tronditur e kthej kokën…

Era, mallin tënd, ma përplas në sy…

 

Koha, plagë dhimbjeve, lag motin,

Kujtimet mbulojnë dhe nëpër stuhi…

Syri, dhe padashur, lëpin lotin,

ç’rryma djeg brenda, në thellësi…

 

Mijëra kujtime mblidhen lëmsh në fyt…

I plagosën vitet, por mbeten të mjerë…

Ylberi i mallit, më shtrëngon…Më mbyt…

Pastaj, si shigjetë, shpërthen nëpër erë…

 

Jam i sigurt…Flaka…Në t’u shua…

Thëngjijtë të ndezur digjen nënë hi!

Ti, kudo që je…Dhimbjeve të tua…

Një dritë ylberi, të shkrep nëpër sy…

 

S’di ku mbete…S’di se ku të humba…

Në ç’do perëndim kthej e të kërkoj…

Të rrëmbeu koha…Koha me pëllumba…

Si duket…S’u bëre dot… Shqiponjë…

 

 

 

SHPËRTHIM  TRAGJEDISH

 

Furtuna psherëtimash

shperthejnë nga arkiva tragjedishë…

Vetëm nëpër to do të lahet paqja!

Amanetet,

mushkrive të Bjeshkëve,vetëtjinë bardhësi…

Dhimbjet po i shqyejnë “kongreset e tragjedive”…

 

Kombi e shtroi udhën për Kthim…

Homerit,as plisin,as gjuhën,

as këngët trojeve,

as identitetin,

s’ia heqin dot më, kishat,as xhamitë!

 

Malet Ilire kanë çarë gjokset,

me llavën,

do të lindin Homerë të rinj!

 

 

NË  Ç ’DO  GUR  KILOMETRI

 

Thinjat, ylberë ndrijnë, ç ’do ditë

dhe rrudhave, buron nektarë…

Hapash, ç ’do stine, ky nuri yt,

i tërheq pas, si ag… i bardhë…

 

Ç’kohë parajse shndrit nëpër sy…

Agim dhe mbrëmje, ç ’na lidhte malli…

As ti pa mua, as unë pa ty…

Aty ku shkelnim, digjej stërralli…

 

Lëkura jote mbi trupin tim…

Nënë vello hëne, mijëra shkëndi…

Stuhi kujtimesh, ç ’do çast intim…

Stineve rinore, dehje…magji…

 

Gjuhët i fryjnë vatrës së vjetër…

Vesëmalli ndrin qiejve pa anë.

Tapet petalesh, dhimbjet e jetës…

Hapat ku hedh…Boston – Tiranë…

 

Me vitet, mos u vur në garë,

Mos na i trëmb, me vështrim ketri…

Buqeta lulesh, të presin radhë…

Për vit, pas ç ’do “gur kilometri…!”

 

 

One thought on “Poezi nga Xhemal Gora

  1. Shume te bukura Poezite,Xhemal.Vargjet te kane dale nga shpirti, dashuria, malli te gjitha te renditura me aq mjeshtri.Une nuk eshte se marr vesh shume por me pelqyen dhe me emocionuan shume. Uroj te shkruash gjithmone.Suksese.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s