Ndizma shpirtin flakë / Poezi nga Musa Jupolli

musa jupolli

Poezi nga Musa Jupolli

 

 

Ndizma shpirtin flakë

 

Ndizma shpirtin flakë
Ta ndriqoj botën
Ta ndërtoj një kullë me libra
Ta shkruaj enciklopedinë
N’ etimologjinë si fëmiu që qeshë
Imagjinatën e epopesë njerëzore
Me vargje të poemës
Të rikthehemi atje në lindje
Të Od’ e historisë
Shkruar gur me gurë
Aty ku lindi Drama
Romani në kapituj
Idea e parë e Biblës
Në ritmin e natyrës
Në ritmin e poezisë
Alfabeti ynë !

Ndizma shpirtin flakë
Me shkrumin e shpirtit tim
Nga se besimi është dhunti
Të shkruhet Drejtësi-Liri !

Ndizma shpirtin flakë
Ti shkruaj pesë tregime
N’ arkitekturë me gurë filigran
Që mitologjia të flet
Fjalën “mit” ta zbërthejmë
As “skllavër” as “pajen”(paganus)
Nga ata panteonët politeist’

Ndizma shpirtin flakë
Flaka e shpirtit tim
Të jetë liria juaj
Liria e penës sime
N’ udhëtimet e mia jetë-art
Poemë që duhet të kopjohet
Kjo këngë lirike
Në kohëra të shirave
Po edhe të diellit
Ta gjejmë arin e humbur
Një diamant
Me pesë rubine
Që bota të frymojë
Mos të humbim kohë
Koha nuk pret

Ndizma shpirtin flakë
T’udhëtojmë me literaturë
Nën qiellin me yje
Shpirti im Liria juaj
Që të ndihem ILIR
I lirë nga gjeneza ime !

 

musajupolli , paris, 19/09/2014

 

One thought on “Ndizma shpirtin flakë / Poezi nga Musa Jupolli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s