NJË LIBËR PËR TË CILIN DUHET DISKUTUAR / Nga: Xhafer Sadiku, studiues

NJË LIBËR PËR TË CILIN DUHET DISKUTUAR

 

 

14408761_1261727310512500_981103894_n

Nga: Xhafer Sadiku, studiues

 

 

Botimi i një libri është ngjarje jo vetëm për autorin, por edhe për lexuesin dhe, kur është fjala për libra studimorë, do të ishte me interes edhe për institucionet shkencore dhe akademike. Për më tepër, kur në Shqipëri studiuesit numërohen me gishtat e dorës. Në fakt, nuk ndodh kështu me institucionet shkencore e akademike, të cilat janë përfolur si të politizuara, për të mos thënë të fosilizuara. Ato e konsiderojnë fushën e studimeve si domen të tyre, madje përfundimet që arrijnë sikur të ishin fjala “e Zotit”.
Ndryshe nga institucionet, studiues të pavarur, me shumë sakrifica, arrijnë të botojnë libra studimorë që nuk duhen lënë të kalojnë pa u vënë re. Atyre u duhet kushtuar vëmendja e duhur, pasi mbushin boshllëkun e krijuar nga institucionet, boshllëqe që më pas krijojnë humnera të mëdha në formimin intelektual të brezave të rinj. Është e tepërt të themi se periudha të tëra të historisë nuk njihen mirë nga nxënësit dhe studentët, për të mos thënë nuk njihen fare.

 

14358647_1260258943992670_7792684359986712965_n

Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit

 
Njëri prej librave që i shërben këtij qëllimi dhe që duhet të hapte debat shkencor për sa thamë është libri në dy vëllime “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit” e autorit Kujtim Mateli, i cili meriton respekt për punën e kryer.

 

 

  • Ç’farë përmban libri?

 

Pa folur për konkluzionin përfundimtar të autorit, duhet theksuar se lënda është mjaft e pasur, ndërsa libri i strukturuar mirë.
Vëllimi i dytë është i ndarë në tre pjesë dhe i konceptuar si oponencë ndaj librit “Dodonë e ses ruins” të Kostandin Karapanos. Autori i vë përballë faktet nga veprat e autorëve të antikitetit, të bashkëkohësve të Karapanos dhe pas Karapanos.

 

Në pjesën e parë, “Dëshmi të deformuara” njihemi me fakte të shumta të autorëve të antikitetit, ku tërheqin vëmendjen elementët distancë dhe kohë.

Pjesa e dytë, “Karapanos dhe gjetjet arkeologjike” përmban mbishkrimet e gjetjeve arkeologjike, format dhe elemente të tjerë.

Në pjesën e tretë, “Autorë e studiues pas Karapanos”, sillen shumë fakte nga autorë të ndryshëm, përkthime dhe komente.
Mënyra se si i ka parashtruar faktet, analiza dhe komentet mbi to, e kanë sjellë autorin në përfundime për të gjitha çështjet që trajton. Shumë prej tyre janë me të vërtetë bindëse dhe domethënëse, që e bën lexuesin të mendojë, madje pse jo, të ndajë të njëjtin mendim me autorin. Interesante është shtojca (ese) “Si sfidohen nga fqinjët institucionet tona shkencore”, ku autori konsulton një bibliografi të pasur nga autorë të njohur.

 

kujtim

Kujtim Mateli

 

  • Pse duhet diskutuar?

 

Po të hedhim një vështrim prapa, në histori, do të vërejmë se:

Së pari, gjuha shqipe është ndër më të vjetrat në Evropë, gjuhë e një populli të vjetër gjithashtu dhe autokton, që shtrihej deri në Ballkanin qendror. Ky popull i lashtë, që ka jetuar përkrah helenëve dhe romakëve ka krijuar padyshim qytetërimin e vet, krahas atij greko-romak. Atëherë pyetja që kërkon përgjigje nga institucionet shkencore është:
-Cilat janë punimet e tyre për të hulumtuar e nxjerrë në dritë tërë qytetërimin e këtij populli në trevat ku ka jetuar e jeton?
-A ka patur shtrembërime të qëllimta të të vërtetave historike nga institucionet shkencore të vendeve fqinj, të cilat akademia jonë i merr si referenca?

Së dyti, libri “Dodonë e ses ruins” i Kostandin Karapanos dhe botime të tjera që u botuan në vitin 1878, ishin në funksion të vendimeve që do të merrte Kongresi i Berlinit për copëtimin e territoreve shqiptare. Libri i Karapanos apo edhe i të tjerëve, shërbeu si “provë” për të vendosur copëtimin e tyre. Nisur edhe nga ky fakt, a nuk meriton një qasje më serioze nga Akademia e Shkencave, libri i z. Kujtim Mateli?

Së treti, debatet shkencore për libra studimorë do t`u shërbenin edhe studentëve duke i nxitur drejt arkivave dhe bibliotekave.

Dhe së fundi, vlera e studimeve nuk matet me titujt që jepen nga autoriteti i pushtetit dhe nderet që përfitojnë nga këta tituj, por nga puna shkencore dhe përkushtimi atdhetar. Janë këto vlera që e bëjnë librin e z. Kujtim Mateli shumë të dobishëm dhe autorin të respektuar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s