Vargje që të ëmbëlsojnë, ledhatojnë dhe të dritësojnë shpirtin dhe mendjen . (Vështrim rreth vëllimit poetik “Puthja sekret” të autores Kaltrina VB Hoti) / Nga Safet Hyseni

Vargje që të ëmbëlsojnë, ledhatojnë dhe të dritësojnë shpirtin dhe mendjen .

 

(Vështrim rreth vëllimit poetik “Puthja sekret” të autores Kaltrina VB Hoti)

 

 

safet hyseni

Nga Safet Hyseni

 

Duke lexuar përmbledhjen me poezi “Puthja sekret” të autores Kaltrina VB Hoti udhëtojmë drejtë një universi të pafund hyjnor ashtu siç është dhe poezia, kjo princeshë e letërsisë. Vargje të krijuara me shumë sharm e ndjesi, ku shpirti i flet zemrës dhe të dyja së bashku nga vargu në varg dhe nga poezia në poezi na bëjnë të udhëtojmë lulishteve, butësisë së natyrës,  lumenjve, kaltërsive qiellore por dhe na detyrojnë që t’i kthehemi vetes, t’a qortojmë dhe t’a këshillojmë për përgjegjësinë që jemi dhe kemi për jetën. Më duhet vetëm t’a them se Kaltrina Hoti pas botimit të dy përmbledhjeve me poezi dhe një romani, në gjuhën angleze ka vendosur që me vargun e saj të veçantë, madje me fjalën e bukur dhe stilin tejet origjinal të joshë lexuesin shqiptar duke i dhuruar një grumbull tufë lulesh plot aromë dhe gjithmonë të freskëta.

 

kaltrina

Kaltrinë VB Hoti

 

Ajo me veçantitë e saja origjinale patjetër që do zgjojë interesin tek kritiku i vëmendshëm për një qasje serioze të krijimtarisë së saj letrare.  Hapat e parë të artit, Kaltrina i ka bërë në pikturë ku vazhdon me shumë sukses të paraqitet në Amerikë ku u promovua edhe si poete e ndjenjës së lartë dhe mesazhit të pastër shpirtëror, të mirësisë, vepra e së cilës u përkthye edhe në gjuhët kineze dhe spanjolle nga shtëpia botuese me të cilën bashkëpunoi autorja. Po sa t’a hapësh përmbledhjen me poezi “Puthja sekret”, një titull tejet joshës, dhe posa t’a lexosh poezinë e parë “Nusja pa unazë”, lexuesi e ka vështirë që të mos i dalë në fund gati pa marrë frymë, por dhe t’a rilexojë për kënaqësinë e shpirtit.   “Puthja sekret” është vepra e saj e tretë në gjuhën shqipe, pas përmbledhjeve “Ta mora vargun” dhe “Preke ëndrrën” të cilat e promovuan si poete me varg të lirë, ku ngjyrat, metaforat dhe figurat poetike ledhatojnë me shumë ndjenjë, mirësi e dashuri. Libri “Puthja sekret” është i ndarë në katër cikle ndër të cilët, dy të parët “Nusja pa unazë” dhe “Porta e dashurisë” nuk bëjnë shumë dallim dhe hedhin vallen e njëjtë me të njëjtat ngjyra por dallojnë pak sa nga melodia, tingulli dhe fjala në varg. Fjala e bukur në varg si duket është mjeshtëria dhe magjia e saj, së cilës çdo herë me thjeshtësinë dhe butësinë duke ledhatuar vargun të bëjnë të lundrosh, madje dhe të japin krahë të kalosh mbi retë e bardha.   Çdo poezi në ciklin e parë ka një episod dashurie të sjellë me shumë mjeshtëri, ndjesi dhe ngrohtësi ashtu si që është dashuria e çiltër, pa hile dhe plot ndjenjë, e pastër dhe hyjnore.

 

14407564_1758211444437386_1795186769_n

Puthja sekret

 

Në këtë cikël gjithçka duket ëndërr, ëndërr që ndodh dhe do të ndodhë. Shpesh ndeshemi edhe me një erotikë të lehtë që është pastërti e krijuar nga figurat e shumta poetike dhe metaforat përplot ngjyra dhe art. Çdo poezi kërkon të ndalesh, çdo varg të dhuron aromë, kërkon kujdes, çdo tingull që godet, çdo figurë poetike dhe çdo  fjalë të jep kënaqësi shpirtërore andaj është e udhës që të themi se autorja na bënë të ndjehemi mirë, të bëhemi personazhe që udhëtojmë magjishëm dhe t’i buzëqeshim çdo çasti të përjetuar.   Në ciklin e dytë “Porta e dashurisë” autorja me shumë optimizëm dhe më varg tejet të qëlluar radhit kujtime duke i’u dhuruar shpirtin e saj pa asnjë kompleks.  Në këtë cikël ka vargje që dhe dhimbjen e bëjnë të bukur, më mirë të themi se jeta i ka të gjitha por rruga drejtë formimit si shkrimtare e bënë që dhe dhimbjen ta dashuroj. Kjo ndjenjë e magjishme e sjell në  një formë të pa parë, veprës i jep cilësi të lart si në mendim ashtu dhe në thyerjen e formave skolastike.  Mu këtu autorja na e bën me dije se arti nuk ka korniza dhe nuk mund të futet në mure të fortifikuara por depërton lirshëm atje ku gjen hijeshinë e natyrës, kaltërsinë e qiellit, bukurinë e fjalës, magjinë e mendimit… Bukuria e vargut bie në dashurinë e dhimbjes, këtu derdhet bardhësia e shpirtit dhe zemra e saj e madhe krijuese.  Të ndalesh nëpër vargje, sikur i’u bënë hile, ngase janë thurur me shumë kujdes, me shumë dashuri hedhin valle me muzikalitet të lehtë dhe  me tinguj të hareshëm.  Në ciklin e tretë autorja  na e shtron sofrën “jetë” prej së cilës duhet të vjelim të gjithë të mirat por vetëm nëse dimë të dhurojmë e të marrim dashuri. T’a duash jetën është të çlirohesh nga hija jote egoiste, të mos bëhesh brengë e dikujt, të dhurosh mirësi e buzëqeshje, gjallëri e harmoni. Të gjitha këto i hasim në fjalën e saj të bukur që frymëzon, dritëson dhe të mbush shpirtin përplot optimizëm ku dashuria ngadhënjen ndaj urrejtjes, e bukura ndaj të shëmtuarës, e mira ndaj se keqes, bardhësia ndaj errësirës etj. Me shumë kujdes në një formë po me atë sharm arti, kërkon që nga çdo sfidë dashuria të dalë fituese për të lënë gjurmët e saj në kornizën “jetë”.  Në ciklin e katërt “Unë erdha”, kemi po të njëjtën brengë të çdo krijuesi mërgimtar. Për dallim nga shumë krijues, te Kaltrina Hoti nuk kemi patetikë por një realitet të sjellë me fjalën e artit duke ruajtur trashëgimin e lashtësisë si dashuri që duhet përcjell nga brezi në brez. Malli për vendin, dashuria për historinë, trashëgimin, artin, kulturën, traditën, dëshmojnë për identitetin e saj të formuar me kujdes, për prejardhjen e saj nga krahina e Hotit, për një shqiptare atdhedashëse.   Edhe pse e larguar nga vendi që në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare ajo me forcën e dashurisë kërkon një atdhe të bashkuar, të pasur dhe të fort, një atdhe që do  t’i qëndroj çdo stuhie që do trokas në muret e Kështjellës së Lashtë. Thënë më shkurt Kaltrina Hoti në letrat shqipe hynë me një formë të re, stil të veçantë, me art të bukur, mendim tejet atdhetar dhe si e tillë ajo i bënë vetes vend në sofrën e madhe të artit.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s