Figuracioni stilistik në vëllimet poetike “Shpresë e përlotur” dhe “Ti, qindvjetësh”. / Nga : Sadik Bicaj

 

14212802_929361043857016_3587441809622355626_n

Figuracioni stilistik në vëllimet poetike “Shpresë e përlotur” dhe “Ti, qindvjetësh”.

 

Nga : Sadik Bicaj

 

Në dy vëllimet poetike “Shpresë e përlotur” dhe “Ti, qindvjetësh”, të autorëve Hysen Graiçevci dhe Vjollca Ajasllari-Koni, përpos përdorimit të fjalëve e fjalive në kuptimin e parë apo të zakonshëm, janë përdor edhe mjaft fjalë në kuptimin e dytë apo në atë figurativ, ndërsa si të tilla kryejnë funksionin e një sërë figurash stilistike, si: metafora, krahasime, epitete, simbole, pyetje retorike, pasthirrma etj.

Në këto dy vëllime poetike, gjithashtu, në një masë të vogël, por shumë të qëlluar, bëhet edhe përdorimi i figurave të fjalorit: fjalëve dialektore, huazimeve (barbarizmave) dhe fjalëve të reja por, kuptohet, secili në formën e vet.

Për ta konkretizuar sa më mirë përdorimin e fjalëve në kuptimin figurativ në këto dy vëllime, në këtë trajtesë gjuhësore do t’i paraqes vetëm disa nga figurat stilistike që janë përdorur në vëllimet e tilla poetike por, krahas kësaj, do të paraqes edhe mënyrën e vargëzimit (metrikën), në veçanti tipin e vjershërimit, gjatësinë e vargjeve, strofat dhe llojet e saj etj.

 

 

Hysen Graqevci - 1

Hysen Graiçevci

 

  1. “Shpresë e përlotur” i Hysen Graiçevcit

 

Në vëllimin poetik “Shpresë e përlotur” të poetit kombëtar Hysen Grajçevci, përpos fjalëve në kuptim të parë, kemi edhe mjaft fjalë që janë përdorur në kuptimin e dytë apo në kuptim figurativ, ndërsa si fjalë kyçe të këtij vëllimi poetik janë fjalët: Tokë, gur, diell, gjak, varr (e), babë, loke, buzëqeshje, shpresë etj., të cilat përdoren edhe me fjalë të tjera në kuptime figurative dhe në përgjithësi ndërtojnë një stoli gjuhësore.

Në vëllimin poetik “Shpresë e përlotur” gjejmë shpeshherë simbolin, një paralelizëm figurativ të nënkuptuar. P. sh. te poezia “Krakëllimë korbi” (f. 42), korbi është shpend njdjellakeqës, ndërsa këtu simbolizon armiku, pushtetin e atëhershëm serbo- sllav, që bënte kërdi mbi popullin shqiptar, ndërsa në titullin e poezisë “Prometeu i mbërthyer” (f. 63), Prometeu këtu është përdorur si simbol i sakrificës së përgjithshme të popullit shqiptar në Kosovë për liri dhe pavarësi gjatë fundshekullit të kaluar.

Po kështu, edhe te poezia “Kosovë”, saktësisht në vargun “Kosovë shqiponjë sypatrembur” (f. 39) shqiponja simbolizon shqiptarët në mbrojtjen e atdheut dhe identitetit kombëtar nën sundimin serb, ndërsa në poezinë “Psherëtinë”, në vargun e tretë të strofës së fundit “Ku është motra e Gjergjit”, motra e Gjergjit simbolizon femrën shqiptare që shpreh dashurinë ndaj vëllait në shërimin e plagëve të trimave shqiptarë, në kohën kur Kosova ishte e pushtuar nga ish- Jugosllavia dhe më vonë nga Serbia.

Krahas simbolit në poezinë e Hysen Graiçevcit gjejmë edhe mbretëreshën e figurave stilistike Metaforën, por në të shumtën e rasteve veçohet metafora epitet apo epiteti metaforik, si për shembull: “Shpresë e përlotur” (titulli i librit), “Heshtje mitike” (titull poezie, f. 33), “Vështrim shigjetar” (Poezia “Rrëfim”, f. 67) etj.

 

14369863_1197030323695601_7534201508799358945_n

Aspekte nga promovimi i vëllimeve poetike te autorëve.

 

Si një figurë tjetër stilistike mjaft e përdorur në vëllimin poetik “Shpresë e përlotur” janë edhe figurat e intonacionit poetik, me theks të veçantë pyetja retorike dhe pasthirrma. P. sh: “Pse të habitem” (titull poezie, f. 64), “Çfarë po ngjet (titull, f. 22 ) “Deri kur” (f. 23) etj., pastaj si pasthirrma : “O Zot” (Aktualitet, f. 15), “Eh Zanë sa shumë ke për të thënë” (Më thuaj Zanë”, f. 46) etj. , f. 37), “Mali plak” (“Komisari i ri”, f. 41), “toka ime e djegur” (“Psherëtinë”, f. 65) etj).

Vëllimin poetik “Shpresë e përlotur” në të shumtën e rasteve poezia është ndërtuar në strofa dhe shumë rrallë edhe në kolonë. Kryesisht, në këtë vëllim poetik, vërejmë strofa katërvargëshe (katrën) dhe shumë pak strofa me tri vargje, si: “Ëndërrim dëshirash” (f. 26), si dhe të kombinuar, me tre dhe pesë vargje. (“Aforizëm poetik”, f. 14), ndërsa vargu i përdorur në këtë vëllim poetik është pesërrokësh, gjashtë rrokësh, shtatërrokësh etj.

Ky vëllim poetik veçohet edhe me përdorimin e fjalëve dialektore dhe fjalëve të huaja (barbarizmave), të cilat aspak nuk e dëmtojnë cilësinë artistike të poezive në përgjithësi, por përkundrazi vetëm sa i përforcojnë vargjet poetike të këtij autori.

 

Vjollca Koni 1

Vjollca Ajasllari-Koni

 

  1. “Ti, Qindvjetësh” i Vjollca Ajasllari-Konit

 

Pas një studimi në aspektin gjuhësor të vëllimit të tretë poetik me titull “Ti, qindvjetësh” të autores Vjollca Ajasllari – Koni kam vërejtur se poezia e saj është shkruar me një gjuhë dhe stil të ngritur në të shprehur dhe në përgjithësi nuk ka shmangie nga gjuha standarde.

Gjithashtu ky vëllim poetik veçohet edhe me përdorimin e fjalëve në kuptim të dytë apo të figurave të ndryshme letrare- stilistike, ndërsa nga këto figura në veçanti përdoren figurat e kuptimit (simboli, metafora, krahasimi, krahasimi, aty- këtu antiteza), dhe figurat e intonacionit poetik (pyetja retorike, pasthirrma), si dhe figurat e fjalorit (dialektizmat, huazimet dhe fjalët e reja apo neologjizmat).

Poezia e poetes Koni është ndërtuar mbi bazën e fjalëve kyçe: Atdhe, fole, mall, Diell, lot, pikëllim, aromë, gur, det etj., nga të cilat ndërtohen edhe shumica e figurave stilistike të përdorura në këtë vëllim poetik.

 

14344055_1197030210362279_8419061461109657228_n

Aspekte nga promovimi i vëllimeve poetike te autorëve.

 

Figura më e përdorur stilistike nga autorja e këtij vëllimi poetik është metafora epitet, në veçanti metafora e ndërtuar nga mbiemër dhe në raste më të rralla nga një metaforë e ndërtuar me folje, si: “Buza qesh” (emër + folje) te poezia “Mos kujto…” (f. 47), “Buzëqeshje të venitura” (emër + mbiemër ) te poezia “Fisheku në Pajë” (f. 35), “Zhegu përvëlon” (emër + folje) te poezia “Diell mos perëndo sot”, f. 24), “Vjeshta të trishta” (emër +mbiemër) te poezia “ Jam unë”, f. 43) etj.

Ndërkaq, simboli si figurë stilistike, është përdor në shembujt: “Dajë Bilbil, shpirt e zemër” (“Dhimbja ka emër”, f. 22), “Je dhe Diell që trupin ngroh” (“Ti je ëndrra e shpirtit tim”, f. 104), “Dua të mbetem Diell për ju” (“Jam portet”, f. 42) etj. Në këta shembuj emrin Bilbil është përdorur në kuptimin figurativ njeri i mençur dhe që shkruan bukur), ndërsa fjala Diell është përdorur gjithashtu në kuptimin figurativ të njeriut të dashur dhe të paharrueshëm për fëmijët dhe të afërmit e vet, është fjala për vetë poeten.

Po ashtu, në këtë vëllim poetik vërejmë edhe përdorimin e figurës letrare të krahasimit, si në shembujt: “Ti qesh si Dielli kur më ke pranë” (“Uroj”, f. 11), “Dhimbja më mbet si gur në zemër” (“Mos je nga…”, f. 63) etj.

Në vëllimin poetik “Ti, qindvjetësh” shumë vërehet edhe figura e konstruksionit (sintaksës), sidomos në disa tituj të poezive të poetes Koni, si: “Mos…” (f. 65), “Nëse…” (f. 72), “Nuk dua…” (f. 74), “Po pres…” (f. 88), “Të buzëqeshur…” (f. 99), “Të dashuroj…” (f. 100) dhe “Të lexoj…” (f. 1001).

Gjithashtu në këtë vëllim poetik gjejmë edhe figurën letrare të intonimit poetik- pyetjen retorike si dhe pasthirrmën. P. sh: “Ku je”? (titull poezie, f. 50), “Kush më bukur i këndon jetës” (“Unë shkruaj vargje”, f. 109), “O Zot, na ndihmo, bëj më të mirën sot” (“Ti, qindvjetësh”, f. 106) etj.

Shumica e poezive të këtij vëllimi poetik janë shkruar në strofa me katër vargje, ndërsa shumë pak në kolonë. Vargu i këtyre poezive është i larmishëm, ka edhe rimë, por jo gjithherë, sidomos rimë të kryqëzuar.

Vëllimi poetik “Ti, qindvjetësh” ka shumë pak përdorime të fjalëve dialektore dhe fjalëve të huaja, ndërsa nuk mungojnë as fjalët e reja – neologjizmat.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s