Poezi nga Kaltrinë LOHAJ
DU M’ E HANGËR KREJT DILLIN!
A po ma sjellni dillin k’tu,
Se du me hângër
E me lânë botën pa dritë
Me hângër krejt,
Për me ndriçu zemrën teme,
E unë me bâ dritë,
Si t’du vetë.
Sytë e mi AI i ka qorru
E tash, a po m’i sjellni dhe yjet,
M’i vu n’vend t’syve?
Nashta muj m’e pa
E mâ mos m’e lânë me qeshë t’u rrejtë.
A po m’i sjellni krejt gjethet e pyjeve,
Ta mloj trupin me shëru
E m’e ba gati për tjetrën herë,
Ose sjellmani edhe tokën,
Se po du m’e kajt
E m’e ia përplas lotin,
M’e ça e me hi thellë,
E m’i pshtjellë krejt rrâjtë e luleve.
E AI kur t’vjen apet,
Le t’i nxjerrë lulet me rrâjë
E le t’vjen me m’mashtru,
E unë ta kqyri tu qeshë.
Qysh hale s’e ka kuptu,
Qi krejt k’to lule janë vetë loti jem
E kanë m’e pshtjellë tu e ngre n’dhe,
Qi mos m’e lânë me fol mâ
E unë kam me dalë çdo mrâmje
Kam m’i pi lumejtë,
Qi mos me m’u shterrë lotët
Kam m’e kajt e m’e ujit,
E m’e shprushë dheun,
E me çdo grimcë dheu
M’ia mshelë plasat e zanit
E me dill mos m’e nxe.




























Leave a Reply