Poezi nga Zamira Agalliu

14045599_635198543309818_6179577920490555934_n

Poezi nga Zamira Agalliu

 

 

Sot

 

Sot po mbush një det me fjalë
e ju s’më thoni dot “mos”;
Stuhi mendimesh më shpërthejnë,
Me to sa shumë dua të loz.

 

 

Trishtimi i rrugës 

 

Trishtimi i rrugës
smogu i lajmit hyn pa lejen e kalimtarëve
në pulmonet e shpirtit të tyre të bardhë.

Shqisa e degjimit mbyll dyert e lajmit ,
krimi vjen
si shiu i radhës së vjeshtës në vendin tim .
Pllakat e thyera të bordurave mallkojne “u thaftë ajo dorë që vrau një adoleshent ”
Një nënë që thërret ligjin e paligjshëm…
Stuhia e ngopur e krimit të rrugës përmbyti lëndimin e mijërave zemra .
Pegasët therrasin ligjin që të kujton
“kush të solli në jetë ,
ai ka të drejtë mbi të ”

Pegasët ëndërrojnë një tjetër jetë
vetëm në ëndërr nuk i mbyllin sytë, veshët ,
vetëm në ëndërr janë të lirë nga lajmi i rrugës Pegasët !!

 

 

Çast

 

Ia mora blunë detit
që thellësisë ti ngjaj
përkedheljet, ëmbëlsinë valës
me fjalët e urta t’i ndaj …!

 

 

Ne të dy 

 

Ne të Dy d’y skajet e kundërta Nord-Sud
të një magneti
që i drejtojmë njeri-tjetrit
polet e së njejtës ngarkesë…!
Pastaj ;
Unë Sud që shuaj ajzbergët e shpirtit tënd…
Ti Nord që ndez zjarret e shpirtit tim…
E kështu i mbrojmë kufijtë tanë me shpatat ngrehur në të njëjtin shtrat
Ekuador.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s