QIELLI I PURPURT / Poezi nga Dije LOHAJ

 

13000099_1022748767812701_4102200413277636079_n

Poezi nga Dije LOHAJ

 

 

QIELLI I PURPURT

 

Kur vargjet më vijnë qiellit të shpirtit,
Mungesa tretet mes mjegullës bilur,
Frika e fjalët mes qiellit gri nisen,
Bredhin udhêve të gjithësisë kuturu.

I zjarrtē vjen afshi e dridhen yjet e shpirtit,
Shkëlqimi i tyre shpupurit dheut,
Të gjejë sytë e shpirtërat tanë,
Tek qenësi e dashurisë nisi melodinë
Tek mbëlton ëmbël bukurinë e times jetë,
Tek më mban me flakêrima zjarri
Shtegut të pavdekësisë që më thërret?!

Falmë, e më merr nga ky burg,
Që më mbajti të prangosur pamëshirë,
Më dërgo në dashuri engjēllore
Në strehën tënde mes gjoksit,
Puqur në udhëtimin e praruar,
Në shtratin e dlirtē.

Se asnjë kuptim nuk do të ketë trupi,
Përpara kësaj bote
Që të lë të shkatërruar,
Të lodhur nga udhëtimi i saj,
Tek përpëlitem me ethe
Pasioneve kot më së koti.

Eja dhe falma shprtin,
Se e pafuqishme është mizoria e shtytjeve,
Hapëro drej meje, e më largo larg egoizmit,
E më merr shtegut tënd hyjnorë,
Më largo nga ky makth,
Se ne jemi lindur në këtë univers të bukurisë,
Për të shpëlarë sytë me një tufë bekimesh,
E mos lë tiraninë që zemrën shtrydh,
Se dashuria pa shpirtin nuk ka jetë…..

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s