2007, ditë vjeshte. / Fragment i shkëputur nga romani ” E në se vjen një ditë…” i autorit Josif Gegprifti

2007,  ditë vjeshte.

 

 

Josif Gegprifti

Fragment i shkëputur nga romani  ” E në se vjen një ditë…” i autorit Josif Gegprifti

 
Dielli kishte dalë dy-tre pëllëmbë mbi Malin e Thatë dhe rrezet e tij kishin rënë mbi liqenin e Lychnidës, sipërfaqja e të cilit, si një tyl i shndritshëm valëzonte nga flladi i lehtë e aromatik që zbriste nga lartësia e Malit të Thatë. Gjethet e pemëve kishin filluar të shtroheshin si rrugica të qëndisura shumëngjyrëshe në gjithë qytetin, i cili tashmë ishte kthyer në qetësinë e tij të zakonshme, pas largimit të pushuesve e studentëve.
Jeta në këtë qytet provincial fillon një farë monotonie, pas sezonit të verës. Megjithatë, ajo vazhdon brënda qytetit, përsëri e gjallë dhe e përshtatur me stinët në vijim. Kalonjnë me rradhë ditët, me gjethet nëpër rrugë e shirat e shpeshtë dhe më pas, fillon bardhësia anembanë, nga bora që shtrohej në tërë hapësirën e qytetit e qëndron ashtu për muaj të tërë. Këto stinë janë shumë të këndshme në këtë qytet të vogël.
Qyteti sot është rreth 40 mijë banorë, ka Liqenin plot ngjyra e dritë, kalanë dhe kodrat përreth të pyllëzuara kryesisht nga pemë-frutorë, pyje me gështenja e vreshtari.
Kalaja e këtij qyteti, duket sikur po përsërit e përjeton historinë mijravjeçare të saj e të qytetit. Ajo po popullohet nga jeta e banorëve që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre brënda saj, ashtu siç kanë banuar dikur enkelejt. Nga kalaja na vjen një pamje fantastike e qytetit, plot ngjyra e jetë.
Është një qytet pa fabrika e uzina,pa ndotje atmosferike, përkundrazi,është i vetmi qytet që ka përqindjen e ndotjes atmosferike më të ulët nga gjithë qytetet e tjera të vendit si dhe përqindjen më të lartë të oksigjenit në ajër. Në këtë qytet dashuria është prezente si vetë drita e diellit.
Banorët e këtij qyteti aktualisht e kryesisht, mbajnë ekonominë e familjeve të tyre me gjuetinë e peshkut, të koranit në veçanti, si dhe me vetpunësim në ekonominë e tregut dhe emigracionin. Korani është një peshk mjaft i rrallë, i veçantë dhe shumë i shijshëm. Me dhimbje mund ta themi se kjo gjueti e vështirë ka marrë edhe jetë njerëzish.
Të jem i sinqertë, në kujtesën time, para 35 vitesh apo edhe më parë, Pogradeci ka qënë një qytet shumë piktoresk dhe shumë më i qetë, me rreth 12 mijë apo më pak banorë. Jeta atëhere në këtë qytet ishte edhe më romantike, mbase kështu e sjell unë atë kohë në kujtimet e mia.
Aktualisht qyteti, si edhe në gjithë vendin tonë, është populluar nga të ardhurit e kryesisht nga Mokra. Me shaka mund të themi se i është ndërruar edhe emri, nga Pogradec, në Mokradec. Mokrarët janë popull i dashur e bujar.
Lulet e bukura e të shumta, kanë qënë e janë një pasuri e madhe, një thesar i këtij qyteti.
Nga ky qytet unë kam kujtimet e mija më të bukura të fëminisë, të rinisë e shoqërisë time. Sa herë shkoj atje, më rinohet zemra. Kush ka lindur në Pogradec, digjet nga malli për t’u kthyer përsëri e përsëri në këtë qytet, sepse, s’ka në botë qytet tjetër më të dashur se Pogradeci. Kudo që të jetosh, malli do të të marrë për rrugicat e lagjet e këtij qyteti, për valët e Liqenit dhe për netët e freskëta të verës.
Këtu, në këtë qytet, këto ditë fillova të përjetoj dhe ta hedh në letër një romancë dashurie .

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s