Poezi nga Marjeta Shatro

 

marjeta-1

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Përhumbje

 

Shpesh përhumbem,

mes realitetit dhe ëndrrës,

nën pushtetin e iluzioneve.

Shpesh shkund kujtimet,

dëgjoj zërin e humbur.

Kundroj jetën time.

rrahur prej erës.

endur varfërisë kohë.

brenda zhurmës shushuritëse jetë.

 

 

Si përherë…

 

…përherë jemi në rrugëtim të brendshëm.

ndjekim udhë të fshehta.

Zhbirojmë ndërgjegjen…

Të palodhur në kërkim të kuptimësive

Dehemi nga ambroza e dashurisë.

Banorë fatlumë të tempullit të dijes.

Të dashuruar prej jetës!

 

 

Frymim

 

Ti më josh me të thellin frymim

të trillit poetik.

shpërthyer nga  zinxhirët

Në çdo ritëm e formë.

Me gjuhë e kode,

në mënyra që vetëm unë di të kuptoj.

Me pamje krenare,

Gjer në moskokëçarje.

Të qeshurat ylberojnë në vargje!

 

 

Simfoni e përhershme

 

Era do te fryjë gjatë këtë vjeshtê

e degët e pemëve tinguj do kumbojnë!

Arratia e gjetheve do na trishtojë!

e melankolitë tona do përhumbin

mbi të lehtat puhiza!

 

Nuk do të mbytemi nga psherëtima

të pafundme!

Nuk do të trembemi nga grahmat

e zvenitura të stinës!

Do t’i dorëzohemi  përzgjatjes së netëve, harruar largësive!

në të përjetshmen dashuri

të ndjenjave dhe mospendimeve!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s