JU (kushtuar eruditit , Veton Surroi ) / Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

tyran prizren spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

 

JU

(kushtuar eruditit , Veton Surroi )

 

….jeni ende në qetësin e Dijes,
modest, rrugëtoni shkrimeve,
në botë atë, gjetur keni ëndrrën,
të derdhni shkronjat në përjetësi…

..atëbotë i kyqur , pakëz i kuptuar,
mëtove të ndërtoje shtëpinë,
bredhie shtigjeve, rrugëve të mundimshëm,
hase në derën e mbyllur të injorancës..

Ndëgjove Mbrëmë, klithmën e njohurisë,
bërë ke, por duhet ende Zotëri,
në qenien tënde, fjetur qëndron
dhuntia, ngritu mbi stuhinë…

Ditur duhesh, Vetmia nuk mjafton,
historia ndëgjon, Ty të thërret ! Or njeri,
gërshetohet aty populli, qëllimi
mbi qëndresën duhesh shkëmbuar,
ke për të gjetur, përhershmën kohë..

Larguar do jemi të gjithë nga kjo botë,
lënë duhet prapa jo vetëm kullë me shkronja,
prirja për dirigjent pret pezull,
filharmonia kërkon të gdhendni historinë….

 

 

Nuk kupton, APO?

 

Burrë i Botës,
Ju, Zonjë e Kështjellës,
në këmbë qëndroni!

Me siguri,
..ndëgjoni klithjet e të gjorëve fëmijë,
mendoni,
janë kalamajtë e huaj, APO?

Unë,
-fuqi nuk kam, dobët jam shumë-

Forcë nuk kam, as dije,
shkrepur më ka vullneti,
varfërinë e popullit tim,
vështirë kam shumë të kapërdijë!

Në qenien time janë,
të uritur, aty mbretërojnë,
në mushkërit e mi frymojnë
ajrin më kanë zënë!

Sofrën e modeste të mbushur,
me neveri shikjoj shumëherë,
braktisi, ngritem i uritur,
shkërdhyer botë kjo, kjoftë e urryer!

ju lutem, ndëgjoni vajin,
dhembja në shpirt, rënkon,
dorëzuar kemi ëndrrat tonë,
se do kemi ushqim në tavolinë!

-asgjë nuk ndodh, varfëria na ka burgosur-

Nuk ju dhimbsen fëmijët,
sakatosurit, gjysmë të edukuarit,
pakëz ngrohtësi vetëm për fëmijët !
asgjë më shumë, kërkojnë nevojtarët!

Lartë në tavanin gjysmë të lagur,
litari pret,
dorëzohet i urituri kohës mëkat

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s