Poezi nga Bora Balaj
Kafja mëngjesit
Mbrëmë bisedova me yje ,
që të zbehtë me shikonin,
sikur ishin hidhëruar me mua.
Atyre ju tregova rrugën time
Ju tregova ëndërrën time.
Ju tregova edhe për djepin,
për vekun , për vellon e nënës sime.
tashmë e grisur në Pajën e harreses
I tregova për raftet e oxhakut,
tek oda e burrav e oda e grave.
Atin që shaloi në të dhe fyellin me frymë.
I tregova edhe për lahutën e vjetër,
që kishim trashëguar nga gjysherit tri gjenerata ,
sikur Hëna dhe yjet zhyten mbas reve,
sikur filluan të qajnë rrugën dhe tregimet e mija.
Ty
Sot më mungon
sikur më ke lënë në harresë,
si një lule,
që rri nën hije pa diell
e pa ujë.
Di një burim
në një pyll,
që edhe shtrati
i është prishë.
Po, po – ti sot më ke harruar
Do një këngë,
që s’ ja di fillimin,
që sillet në kokën tënde.
Po s’ të bie në mend.
Unë ajo e ditës së kaluar jam ,
ajo që s’ të lëndoi kurrë
jam ajo në dritaren tënde..
Për ju
Portat e dijes
janë të hapura,
si dy dyer të parajsës.
Ti që madhështon gjakun pellazg
do radhitesh në shekullin e madhështisë
Ne ecim nga rruga jote
pak devijojmë,
si hije që ndonjëherë venitet
e ndonjëherë zmadhohet.
Sa u rrite ti – ne u ngritëm në këmbë.
Po Po !- Ne
nga një Yll i shekullit të kaluar.