Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “Të mallkoj me dashuri” të autores Alida Kasmi dhe redaktim nga Bardha Mançe.
Titulli – Të mallkoj me dashuri
Autor – Alida Kasmi
Redaktore: Bardha Mançe
Kopertina: Enriko Allamani
© Të drejtat janë të rezervuara nga autori
Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-16-6
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Roland Lushi
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shtator 2016
ÇILTËRSIA POETIKE NË VËLLIMIN POETIK TË ALIDA KASMIT
Ardhja poetike është një fenomen natyral që nuk kërkon mund, por talent. Vjen vetë, si ta thuash dhuratë në një çast meditimi, ose një rrugëtim fantastik mbushur plot frymëzim. Me kohë atë e kupton më mirë ose e qas në koleksionin e vargjeve që ke zgjedhur për të dalë në publik për ta ndarë me miqt lexues, poetët,shkrimtarët etj. Pak ditë më parë me ranë në dorë poezitë e Alida Kasmit. E kisha lexuar edhe më parë poezinë e saj nëpërmjet faqeve të internetit, edhe ajo që më ra në sy është struktura poetike e ardhur mirfilltë, me një formë që herë-herë mblidhet, ose lihet shpërndarë sipas tonacionit dhe rimës që në këtë rast më duket e gjetur në vendin e duhur. Thellimi që ka poezia është si të thuash e koncentruar rreth subjektit, mesazhit që ai mbart me një forcë hyjnore, plot çiltërsi nga shpirti i madhërushëm e poetës femër.
Pikërisht këtu dua të qëndroj pak, tek e qenurit grua në poezinë shqipëtare ngaqë jo rrallë here ajo bie prehë e paragjykimt, për hirë të personalizimit duke mos lënë asgjë për fantazinë ose shpirtin artistik dhe forcën e talentit.
Alida Kasmi
Alida Kasmi i shëmb këta mure paragjykuese me lirikat e saj, sepse ëshë kënaqësi për ta ndarë të mirën mes nesh thotë ajo, pikërisht forca humane që ajo fsheh brenda e shtyn përpara ta thotë mesazhin me mynyrën e saj pa gjurmuar shumë në stil ose moderrnizma. Jo rrallë here krijuesit ngacmohen nga e përditshmja qoftë informative apo edhe ajo e jetuar. Për Alidën tematika varion nga fëmijëria e saj, vendlindja apo edhe jeta në emigracion, sigurisht dhe jeta sociale që jeton shoqëria shqipëtare gjatë këtyre viteve të trazuara,por edhe fëmijët që ajo tregon një interes të veçantë.
Nuk e mbaj mend, por në një dokumentar që jepej disa kohë më parë sytë e femijëve të ngujuar nga frika dhe një mesuese heroinë që ditë për ditë shkonte nëpër kullat e ngujimit për tu dhënë mësim atyre fëmijve. Pikërisht ky emision bëri bujë, por pa bërë asgjë për ta ndalur fenomenin e frikës për hakmarrje. Shoqëria ka ngritur duart lart kundrejt këtij fenomeni mesjetar të gjakmarrjes dhe ngujimit feminorë që ekziston akoma.
Pse e them këtë…!?
Se pikërisht një nga poezitë e Alidës që spikat në këtë përmbledhje poetike është e shprehur me një klithmë migjeniane.
MOS E VRISNI PAFAJSINË
Më dhëmb shpirti nuk duroj dot,
kur shoh fëmijë që derdhin lot.
Shkaku të jenë njerëz analfabetë,
që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm marrin jetë.
Kush ta dha ty këtë tëdrejtë
të mbyllësh brenda një fis të tërë?
A ka drejtësi në këtë jetë,
përse askush nuk bën zë?
Këtu qëndron gofmimi poetik i autores, ndjehet sikur mbi supe mban një mal, ose si një e dënuar në botën e poshtme, si në mitin e Sizifit. Duke qënë vetë nënë ajo e kupton mësëmiri
ndjenjën e prindit për fëmijën, që rritet nën tutelën e frikës, ku dita lind dhe perëndon brenda katër mureve me sytë pikëllonjës shkaktuar nga drama e gjakmarrjes, ku si mallkim ndjek fise të tëra.
Çdo njëra nga poezitë ka veçanti më vete duke mbartur shpresën,nostalgjinë, ëndrrën , zhgënjimin, ose si e kam thënë edhe më lart sjell të mirën, por dhe një lloj buçime për ti shërmbyer njeriut dhe kjo bie në sy në poezinë
Kush Jam…
E përhumbur nëpër shtrëngatat e jetës,
një erë e tërbuar më merr më lidh pas vetes.
Sytë më janë errësuar nuk mund të shikoj,
mendimet më janë ngatërruar asgjë nuk kuptoj.
Përballë meje qëndrojnë njerëz me fytyra të shëmtuara,
natyrë me perde të zezë, pasqyra të deformuara.
Nga bota e magjishme e njerëzve tashmë e larguar…
…
Kjo poezi kërkon të tërheqë vëmendjen përballë fenomenit neglizhues dhe indiferent për diçka që shumë herë shfaqet mes nesh dhe duhet ta përballim me forcën humane që njeriu mbart. Këtu është fjala për një shtres njerëzish që fati i kryqëzoi mbi një sëmundje të rëndë por që ka aq shumë nevojë për mbështetjen e të afërmve duke mposhtur paragjykimet që nuk janë kapërcyer dhe sot në kohën moderne.
Si përfundim dua të them që qëllimi poetik i autores është e mira njerëzore e thënë me mynyrën e saj, me një veçanti ku e thotë me sinqeritet në këtë vëllim poetik.Pra duke i ardhur në fund hapjes për librin e Alida Kasmit dua ti uroj suksese dhe vendosmëri në rrugën madhështore të artit poetik.
Besnik Sula
05/07/2016 Athinë..