Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni / Shkëputur nga vëllimi poetik “ Ti, Qindvjetësh”

Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni

 

 

Vjollca koni 11

Shkëputur nga vëllimi poetik “ Ti, Qindvjetësh”

 

 

NË KËRKIM VARGU

 

Jam në kërkim vargu si zogu folenë,

Do i vargos shkronjat të formoj poemë,

Kurorë  t’i var mbi pishë, a dafinë,

Bilbili e thëllëza të ndërtojnë shtëpinë.

 

S’e di ku kanë vajtur, vetëm më kanë lënë,

Mbase më tregon, do  pyes dhe hënën,

Diellin nuk e shoh, retë e kanë zënë,

Qielli ngjyrë gri fjolla bore lëshon.

 

Më sill me vete ti juga e bardhë,

Puhizë tërfili përzier me rigon,

Kokën kur ta ngre, të mbushem aromë,

Edhe pse lënduar vargu më shëron.

 

 

NË KËTË DITË

 

Në këtë ditë sa më mungon,

Të kërkoj me dhimbje shpirti,

Më rri loti në qerpik,

Ndihem zog i vetmuar dimrit.

 

Dua pranë teje qetë të rri,

Si fëmijë ferishte i porsalindur,

T’më marrësh në tëndin gji,

Vetëm pranë teje gjej ngrohtësi.

 

Përulem në gjunjë për Ty Nënë,

Nga larg uroj për shumë vjet,

Ndihem  pëllumbeshë e vetmuar,

Me lot në sy ngadalë duke u tretë.

 

 

NËSE…

 

Nëse një ditë kthehesh,

S’do më gjesh aty ku më le,

Më treti vetmia dhe krrokama e korbave!

Qielli do jetë i mbushur përplot me re.

 

 

NUK DUA…

 

Asnjëri s’mund të ketë tërë lumturinë,

Veç disa anëve e pikave të saj,

Të gjitha do dëshiroja t’i mblidhja,

Në një kupë të artë t’i mbaj.

 

Të shoh herë pas here dua,

T’i prek, t’i vërej për çdo ditë,

Nëse dikujt do i duhen ,

Pikë-pikë do i jap me shpirt.

 

Nuk dua lumturi vetëm për veten,

Edhe pse nuk e pata të tërën,

Pikat që mblodha dua t’i shpërndaj,

…edhe atje ku dot nuk arritën.

 

 

14484585_1203159643082669_8890979933292893697_n

Vjollca Ajasllari – Koni

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s