Ankimet e një prindi / Tregim nga Erjon Hamdi Muça

Ankimet e një prindi

 

 

-erjon_muca_549317221
Tregim nga Erjon Hamdi Muça

 

Kafeja e mëngjesit, kur jam në Durrës, është më tepër se një ves. Nuk e konsumoj shpejt, siç jam mësuar në përdishmërinë time, por ngadalë duke vështruar pulbardhat që vallzojnë mbi dallgë, apo që lodrojnë tek shkëmbijtë e batullave.
familjarët e mi e dinë këtë ndaj nuk shqetësohen me daljen time të hershme: që në orën shtatë të mëngjesit, megjithëse jemi me pushime dhe në këto kohë gjumi është mëse i vlefshëm.
Edhe sot si çdo mëngjes u drejtova për nga tavolina ime e preferuar: sa më pranë bregut të detit. Në tavolinën përkrah qe ulur Vitoria. është një fqinja ime, qytetare durrsake rreth të pesëdhjetave, vit më pak e vit më shumë, e ardhur rishtas në Durrës. Ajo është nga Mk dhe u shpërngulu në Durrës thuajse dhjetë vjet të shkuara pak kohë pasi e bija u martua me një djalë nga Durrësi. Këtë vit mora vesh se e bija është ndarë nga i shoqi. Sipas fjalëve ai e kishte gjetur në krahët e dashnorit.
U ula në vendin tim duke e përshëndetur normalisht, si gjithnjë shoqëruar me përkulje të lehtë të kokës. Akoma pa u rehatuar mirë dhe pa ardhur akoma kamarieri ajo mu drejtua!
– Mund edhe të vije këtu për të më përshëndetur. Nuk e besoj se të kam fyer ndonjëherë!- Unë u ktheva i habitur. Nuk mendoja të kisha pasur ndonjëherë konfidenca me atë grua përpos përshëndetjes dhe mirsjelljes.
– Nuk kam asgjë as kundër teje as kundër askuj, por nuk mbaj mend të jem sjellur ndryshe ndaj jush dhe mu duk e papërshtatëshme të ndyrshoja sjellje pikërisht sot.- Këtë nuk po ma mbate barku ndaj ja thashë.- Megjithatë nëse ju jep kënaqësi mund ta pi kafen e mëngjesit me ju!- I thashë dhe pasi mora paketën e cigareve që qe rehatuar mbi tavolinë u ula pranë sajë. Edhe ajo po tymoste, dhe për habinë time, pasi mendoja se nuk ishin edhe aq në gjëndje të mirë ekonomike, tymoste cigare të holla, të shtrenjta.
Nisëm një bashkëbisedim të thurur me pyetje dhe unë po bëja shumë kujdes për të mos bërë ndonjë pyetje, që sadopak, do të mund të prekte hallin e saj familjar. Pas pyejes time mbi shëndetin ajo mu përgjigj.
– Edhe kur je mirë me shëndet do ta gjejë perëndia ndonjë yçkël që mos të të lërë rehat.- E kuptova se ku donte të rrihte ndaj me takt u mundova ta mbyllja me aq duke i thënë.
– Jetojmë në një botë me halle shumë të mëdha. E rëndësishme është shëndeti por të tjerat riparohen. Dhe për mendimin tim, më fal që po ta them se mund të të duket si këshillë, por e tillë nuk është, nuk ke përse e vret shumë mendjen. Janë gjëra që mund t’i ndodhi kujt-do. – Kjo është një nga ato frazat e pafrtyra që përdoret në kësi rastesh, e megjithëse nuk duhet të jem asnjëher i tillë, mu desh ta përdorja….
– Ja ka kënaqësi njeriu të bisedojë me një djalë të kultuarar se këtu tek ne janë të gjithë si kafshë. Sa morën vesh që ime bijë po ndahej nga burri filluan të pëshpërisnin pas krahëve dhe vajzën nisën të ma shihnin si të ishte bushtër. E përse? Se u dashurua. E çtë keqe ka se paska dashnor? Pse nuk i lejohet një femre të ketë dashnor? Do thuash ti se ishte e martuar! E ç’ë pastaj? Por njerëzit këtu tek ne janë kafshë dhe kanë smirë, sepse ajo gjeti një dashnor me foristradë. Jo po tradhëtoi burrin e dërrci-mërrci. Ajo nuk e donte të shoqin dhe u martua me të vetëm se ne ishim të varfër dhe po jetonin si kafshët në atë fshat të thellë të Mk. Kur na thanë se familja e djalit kishte dy palë shtëpi , menduam se i ndriti fati vajzës dhe bëmë çmos që ajo të pranonte. Ku e njihnim jetën ne të gjorët! Atje dy shtëpi na dukeshin shumë por kur e pamë që këtu dy shtëpi kanë dhe evgjitët e kuptuam sa gabim që kishim bërë. Pale ata ish krushqit! E kemi djalë për shtëpi, puntor, pa vese i ndershëm….. Pika mu në puntor pa vese dhe të ndershëm. A je i zoti të bësh pasuri me vyrtytet e tua? Jo! Epo të kam dhjerë mu në ndershmëri kur nuk je i zoti që ta mbash gruan tënde si zonjë, mes të mirave dhe me maqinë. Po nuk i thonë kot edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë. Edhe shëndetlig. Se të them të vërtetën është ca i dobët, mere me mend tetë vjet martesë dhe ma la çupën me një vajzë! E kë pa time bijë që po të dojë të pjell edhe pesë fëmijë në vit! Bëri namin! E pse? Se e gjeti time bijë me dashnorin! Po rri mos morracak i qelbur edhe ske edhe shet pordhë. Janë të tjerët me maqina të mira e dinë që gratë e tyre kanë dashnorë dhe s’bëjnë zë. Kurse ai jo ai. E çfarë fitoi asgjë, vetëm sa na futi neve ca shqetësime pa vlerë. Ime bije ishte me burrë e dashnor mbeti vetëm me dashnor e çafrë dashnori se! E mban në pëllëmbë të dorës, kudo që shkon me BMV X pesë, i ndron veshjet si do qefi dhe nuk i bie bretku të punojë për dyqindmijë lekë të qelbura, siç punonte kur ishte gruajaj e të ndershmit. Edhe këta fqinjët, që ma mbajnë majën e hundës përpjetë! E di si më vjen? Ti them: Shënoni emrin në listat e ushqimeve dhe mbroni nderin se ne po jetojmë si do perëndia edhe pa ndihmën e nderit. Krimba të qelbur! E mbajtëm nderin ne gjithë jetën e çfraë fituam? Asgjë!
Teksa po thoshte fjalët e fundit u dëgjua një zile telefoni që nuk ishte i imi. Ajo hapi çantën simil Doleçe & Gabana dhe nga aty nxorri një I Phon. Duke demostruar thojtë fallco si ylber, u përgjigj.
– Alo! Po shpirti im poshtë jam! Për pesë minuta jam tek rruga. Mirupafshim jeta ime!
– Ishte vajza po vejn të më marrë se do shkojmë për tre ditë në Sarandë.- Më tha me fytyrë rrëzëllitëse pasi la telefonin mbi tavolinë. ngriti dorën dhe i bëri shenjë kamarierit dhe unë i thashë.
– I bukur telefoni!
– Ma dhuroi vajza. Ajo bleu modelin e ri dhe mua më dhuroi këtë. Kur ishte e martuar me atë kishte një telefon evgjitësh. – Kamarieri u afrua dhe unë desha të bëj kavalierin deri në fund. Por ajo nuk më la dhe me shpejtëi hapi portofolin ku vezullonin kartmonedhat e prejeve të mëdha. – Dua të paguaj unë sepse u kënaqa që fola me ty. Je një djal me të vërtetë i kulturauar. Kur të kthehem nga Saranda ndofta na bie rasti të flasim prap?!- Tha ajo dhe pasi më përshëndeti u largua e lehtë si një flutur livadhesh. Unë ktheva konkën nga bregu i detit dhe u mërzita me pamjen që mu shfaq. Pulëbardhat qenë shdukur ngaqë plazhistët kishin nisur të dyndeshin në breg të detit…

 

(Hamdi) Erjon Muça
10-07-2015

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s