Cikël poezish nga Ilmi Tahiri

14390737_1421826854513436_7162574480458309150_n

Cikël poezish nga Ilmi Tahiri 

 

 

U ktheva Atdhe

 

A thua si do të gjejë

U ktheva atdhe

nuk di a më vure re

unë po ec përpara

sot është një ditë e re

të gjitha me radhë

unë do t’i rrëfej

dielli rreze artë

po rrezon mbi ne

unë që tani do të

vë re mos ke

ndryshuar vallë

kur isha unë atje,

ti më thërrisje

biri im i dashur

ti ku më je

unë jam ku isha

aty ku më le

bashkë me

tuajën fole

ti eja më shpejt

dhe mos rri atje

se tjetër këngë

po këndohet për ne

nuk di nëse ti

këtë e vure re

kuptimi i saj

ti biri im më je

eja eja këtu atje

tej e përtej

ndoshta jam verbuar

dhe akoma nuk

po të të gjej

kur të takohemi

të gjitha unë me ty

çiltërisht do t’i rrëfej

mbase ti vepro

si të duash mandej

unë u ktheva Atdhe

me ty ca fjalë

të t’i këmbej

unë jam tretur

nga malli dhe etja

menjëherë do të freskohem

nëpër dete dhe liqene

dhe për të gjitha

do të bisedojmë

mbasandej

mua gati më janë

tharë dhe dej

unë po ç’ mallem pak

në dete dhe liqene

për te gjitha shtruar

do të bisedojmë

mbasandej

me prit te lutem pak

sa t’i njomi këta dej

unë u ktheva Atdhe

 

mos ke ndryshuar

ndopak atdheu im

të lutem me fal

se të kam shumë hak

nuk di nëse je

i njëjti apo ke

ndryshuar ndopak.

 

 

 

MIRËMËNGJESI ATDHE

 

Ti të gjitha m’i  dhe ,

unë krenohem me ty ,

afër  apo  në largësi,

një ndjenjë , një mall,

një dashuri kam për ty ,

ajo është më e fuqishmja

gjer në  përjetësi,

mirëmëngjes  atdhe

ti më dhe dashuri  dhe fole ,

në gjerësinë tënde

jam dhe unë çdo ditë ,

çdo natë ,unë kënaqem me ty,

të  të ndjej me shpirt ,

të të shoh me sy,

sa hareshëm unë komunikoj me ty,

mirëdita  atdhe

faleminderit të gjitha m’ i dhurove,

qenjën time me emë e pagëzove,

mirëmbrema atdhe,

unë  të dua me shpirt

edhe i zgjuar  edhe  kur  fle,

unë  sërish të them

mirëmëngjes  atdheu im ,

unë të të puthë ,

të marrë  në përqafim,

edhe në ëndrra edhe  në zgjim,

vetëm brenda hapsirës tënde

dua  të të bëj rrugëtim,

ti më jep shpresë,

prehje dhe qetësim,

atdheu im  i dashur

me  tërë qenjën  time

ty të bëj falënderim,

se shpirti  jeton,

 

prehet i qetë vetëm në gjerësinë  tënde ,

s’ka asnjë dyshim,

andaj  atdhe  ti je toka,

qielli ,dielli dhe bota ime

edhe në amshim.

 

 

Drini i Bardhë

 

Rrjedh si një ujëvarë

për shumë kend

është i pa parë,

është tërheqës për vizitorë

shuan etjen si me dorë,

shuan etje e shuan vapë,

ai nuk ndalet as dite as natë,

vala e bardhë në pafundësi,

atraksion për çdo njeri,

i flet grykës me valët e tij,

shuan vapën me shpejtësi

dhe gjithë grykës i jep freski,

Drini i Bardhë si një ujëvare,

shuan etje e shuan zjarre

vala e tij është e bardhë

ndriçon vendin rreth rrotullim

vend mahnitës edhe për peshkim.

por edhe shumë tërheqës

për dëfrim,

 

vizitore ka ne pambarim,

 

Drini i Bardhë

jo veç ditën por edhe natën

vend parkim, qe zgjon

ndjenja edhe frymëzim

mrekulli pa mbarim.

 

 

 

Pranvera

 

Pranvera edhe

sot u vonua ,

ajo sikur u zemërua

edhe sot me mua ,

gjer tani akoma

s’ më tha të dua,

pranvera

vërtet u zemërua

prandaj edhe

sot u vonua ,

asaj si mbeti

tjetër gjë ,

vetëm të më thotë

që nesër botërisht,

të dua, të dua.

 

 

 

4 Korriku

 

Është Dita e Pavarësisë

e Amerikës Mike

dhe e Super Fuqisë,

Amerikë vend i qytetërimit

i vlerave njerëzore,

vend i barazisë dhe

i ndërmjetësimit

dhe prijëse e ruajtjes

së paqës botërore,

ti je vendi më i lartë

i zhvillimit dhe i

demokracisë botërore,

sot jemi në një shpirt

dhe të lidhur dorë më dorë,

sot në këtë përvjetor

edhe ne bashkë me ju

Amerika mike

ndjehem madhështor

se sot edhe ne

kemi festë bashkë me ju

Amerikë mikja e jonë

ju ndihmuat çlirimin,

shpalljen dhe forcimin

e shtetit tonë andaj

përherë do ta keni falënderimin

dhe mirënjohjen tonë,

Urimet më të mira

për ju mikja e jonë

Gëzuar 4 Korrikun

ditën e Pavarësisë

nga populli dhe

shteti i jonë kur jemi

përkrah njëri-tjetrit

e sigurt është paqja

dhe ardhmëria e jonë,

Urime mikja ime

nga unë aleatja

e përhershme Kosovë.

 

 

DY ZEMRA

 

Dy zemra

të bashkuara,

janë të përqafuara,

si në ëndërr,

ashtu edhe në zgjim,

lumturia i përshkon

me rrezet e diellit

në pa mbarim,

ato janë magjia

e dites dhe jetës ,

ato janë

mjalti i shpirtit tim,

dy zemra puthen

gjithnjë ,jo vetëm

mbrëmje dhe agim,

ato janë të çiltra

dashuri , emocion

ndjenjë i japin jetës

pa mbarim,

ato jetojnë

të bashkuara ,

ta lumtura tej

e për tej

edhe në amshim ,

ato janë parajsë

dashurie s’ka

asnjë dyshim,

gjithë jeta jonë

merr edhe tjetër kuptim,

dy zemra të dashuruara,

janë një kopsht

me lule , janë

më i miri vendbanim,

aty jetojnë përherë

shpirtrat e dashuruar

s’ka asnjë dyshim,

dashuria nuk është

në përmbarim ,

por në tjetër eksplorim,

ajo jeton edhe

përtej vdekjes

atje në amshim ,

atje lumturia është

e përjetshme,

është në pambarim,

ato zemra që ishin

te dashuruara

do të jenë bashkë

edhe në amshim.

 

 

NUK DUA TË TË HUMBAS

 

Nuk dua të të humbas

vetmia dhe pikëllimi

nuk dij sa do më zgjas,

në fshehtësitë e ikjes sate

mua po më përplas,

vështrimet dhe ndjenjat

unë ti vura pas ,

pikëllimin për ty

me vargje po e vras,

ti je nisur gjetke

unë po vij pas ,

vetminë nuk duroj dot,

aromën tënde

tej e përtej unë

po e nuhas, ti ike ,

unë nuk dua të të humbas,

ti je oksigjeni im,

edhe një frymarrje më pas,

në ajr apo tokë

unë kudo do të nuhas,

ti je aroma e dashurisë,

që lumturi le pas.

 

 

PA TY NËNË

 

Pa ty Nënë ,

qielli dhe toka

janë të errta ,

ditët dhe netët

pa diell edhe hënë,

ti je gjithçka

për mua

prandaj gëzon emrin

më të dashur Nënë,

ti je gjithësia ime ,

une biri yt o Nënë,

ti je univers dashurie

e imja Nënë ,

ti je më e madhe

se dielli me hënë,

ti je lumturia e gjithë jetës

që më shoqëron në çdo anë,

emri yt shkëlqen

më shumë sesa

diell edhe hënë,

ti me je parajsë dashurie ,

e dashura dhe

e shtrenjta Nënë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s