NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE (Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit Tyran Prizren Spahiu ) / Nga: Vasil Tabaku

14639803_1777025005886934_7413752827567119115_n

NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE

(Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit Tyran Prizren Spahiu )

 

Nga: Vasil Tabaku

 

 

Pa dyshim që është një punë mjaft serioze dhe me një pëkushtim të rrallë professional dhe akademik ndërtimi I kësaj Antalogjie monumentale me emrat poetic më tingëllues të Universit Poetik Shqiptar dhe atij Botëror. Autori I Antologjisë Tyran Prizëren Spahiu, pas një pune të thellë hulumtuese ka ditur të përzgjedh me mjaft art dhe kulturë, me finesë dhe durim autorët e vecantë, emrat më të spikatur që nga Tradila, Rilindja dhe deri në kohët modern.Natyrisht zgjedhja që autori I Antologjisë është e vecantë, e rrallë e papërsëritëshme dhe mitike “IKONË”.

IKONË

Shtatëdhjetë e pesë poetë të IKONËS

Në këtë lapidar jetësuar janë

Nga e kaluara me shkronja përcjellur

Shtegtojnë drejt shtegut të përjetësisë.

Mendoj se këtu qëndron dhe vlera e rrallë e kësaj antologjie e cila mendoj se është e para dhe e vecanta në llojin e përzgjedhjes dhe bdertimit.Autorë prestigjioz si Dante Aligieri, Shakespeare, Homeri, apo Migjeni, Faik Konica, Lasgush Poradeci dhe gjer tek autoret bashkekohore si Prend Buzhala, Adem Demaci , Ferik Ferra etj I japin antologjisë një peshe të jashtëzakonshme plot vitalitet dhe filozofi të thellë, ku poezia shëndrrohet në një monument të rrallë.Pikërisht vecantia krijuese në të cilën autori SPAHIU krijon atmosferën poetike me vlerat e autorëve që paraqet e bënë mjaft domethënëse krijimin e tij antologjik

 

 

2 Lasgush

 Lasgush Poradeci 

Llazar Sotir Gusho 

 

Ndien luftën a eshpër nën lëkurë

Pakryer shkollën e kthye në mëmëdhe

Pogradeci qytet buzëqeshur mirëpret

Llazarin djalosh në krahërorin i përmalluar.

Një përqasje e tillë poetike është sa filozofi aq dhe poezi, sa meditim aq dhe vlerësim sa shprehëse aq dhe komunikuese dhe mbresëlënëse. Unë shikjo në këtë përqajse poetike edhe një tendencë të re, pra një prurje mjaft interesante dhe gjurmëlnëse. Kjo flet për kulturën e lartë artistike të autorit, thellësinë e mendimit dhe elagancën e shprehjes poetike mjaft ogjinale. Padyshim që kemi të bëjmë me një risi një forma elegante dhe të bukur paraqitjeje të emrave të njohur e mbresëlënës në fushën e poezisë si atë modern, klasike dhe të periudhës së Rilindjes.Shpresoj se lexuesi do ta mirpresë një paraqitje të tillë antologjike dhe do ta vlerësoj maksimalisht.Autori Spahiu, në këtë Antologji, ka shpalosur vlerat e veta krijuese dhe improvizuese me një elegancë poetike të rrallë, por njëherësh dhe mjaft e vështirë për tu realizuar artistikisht dhe përshtatur vlerave të secilit autor. Mendoj se këtu qëndron dhe mrekullia krijuese e Spahiut dhe opusit të tij krijues, forcës dhe vitalitetit krijues, inteligjiencies dhe kulturës së tij unike. Kjo Antologji është një dëshmi e mrekullueshme e punës së bukur dhe të vështirë të autorit Spahiu gje e cila e vecon atë nga shumë e shumë krijues të tjerë.

 

tyran prizren spahiu

Tyran Prizren Spahiu

 

Idea që të kërkoj vlerësimin e IKONËS nga ana e Nderuarit Vasil Tabaku nuk ishte e rastësishme… një PENË E NDRITUR që mund të hedh dritë dhe pasuroj këtë vepër ”unikale ” ashtu siç e bëri Zotëriu i Poezisë ,ose ndoshta të ballafaqohem me vështrimin tejet kritik, pasqyrim ndoshta edhe pakëz negativ… natyrisht isha i përgatitur. !

Falnderohem Shkrimtarit, poetit, estetit, lexuesit pasionant, kritikut me këtë poezi…

 

 

Vasil Tabaku -1

Vasil Tabaku

 

VASILI KOKËLARTË

 

…ditë atë të Bekuar të Bashkimit,

Ulur në fron, qëndron penarti,

Mbuluar me shkronja të Shqipes,

Nga koha..kërkuar është të mbledh shkrimtarët.

 

Qëndron në Olimp, markanti figurë,

Hedhur ka idenë, të kujton historia,

IKONË e Letërsisë, Mauzoleu i Artit,

I veçantë ky njeri, me gjest të shkëlqyer.

 

Mbuluar me rreze të diellit, kokëlartë,

Larguar nga fjalët e ulta, nivel bredhësish,

Heshtur stoik, dashuruar me shkronjat,

Është ky Nismëtari, Burrë i dheut të vërtetë.

 

Hyrë është në botën e letërsisë, lokomotiva modest,

Mësues gjeneratash, apostulli i dijes,

Prinë drejtë shtëpisë së përjetësisë,

Plaku i Mençur, Shtëpinë e Shkrimtarit.

 

Poshtë tek likjeni i mosdijes me gjembaç vërshuar

Futur janë ata endacakët e humbur në hapësirë

Hedhin vallen, kujtojnë errësirën e mesjetës

Ngritur kokën ka sërish, xhelozia e mëkatuar

 

Tyran Prizren Spahiu..

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s