Poezi nga Seti Vladi

seti

Poezi nga Seti Vladi

 

 

EPIGRAM

 

E mbylla derën e vargjeve të mia
të mos i helmojë ato
gjuhë e nëpërkës
lidhur nyje
në degë pranvere,
kënetë e zemrës
ku mbytet pafajësia.

 

seti vladi@

 

 

HIJET

 

Në agime të hershme e
perëndime të vona ,
rrugëve të qytetit
zgjaten duar të thata e të dridhura…
Mbi asfalte të ftohta ,
mbi gjethe të lagura
ecin hije të jeshilta ,
si gjethe vjeshte të zvenitura ,
rituale të dhimbshme kohore…
E gjatë kjo Iliadë dhëmbje
me pika loti
rrugëve të verbërisë!

 

seti vladi@… 31 /10/ 2016

 

 

KODI I PERËNDISË

 

Një ditë vjeshte kur gjethet kishin rënë,
tek varri i lypësit të Migjenit shkova,
poshtë dheut vikaste e lëshonte zënë,
e habitur në gjunjë ulem e dëgjova :

— Kush e mori me vete botën përjashtë,
unë që lypa,apo ti që thoje,Zoti të dhashtë!?

Pranë tij prehej balozi i pasurisë,
emër e mbiemër me shkronjat flori,
ç’t’i bësh kodit penal të Perëndisë
me lypësin e Migjenit, tek balta tretet dhe ai.

 

Seti Vladi@… 6 /10/ 2016

 

 

TI DHE ËNDRRA

 

Ëndrrën e trëndafiltë
si degëz pranvere
në kopshtin e yjeve shkëpur ,
spërkatur me shi dielli
e valë deti ,
me buzëqeshje harkylberi
rritur ,
… , një rrufe kobzezë
nga buzët e reve përplasur,
shkëmbin thërmon ,
tërthorazi zbret ,
shtegun flakon
e rrugën zenë.
Verbuar nëpër shtëllunga tymi,
humbur
si treni në mjegullnajë … ,
ajo ,
bisht rrufeje
degdisur nëpër re ,
ti,
lis i tharë ,
me ëndrrën e trëndafiltë
vrarë .

 

seti vladi@… 27 /10/ 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s