Poezi nga Mirela Terziu
ERË TË MARR NË GUSHË
Madhështia burrërore
Je për mua krahu im i përgjysmë’
Në ata sy, qetë dhe ëmbëlsisht
shtrihem në qiell
Dhe retë të gëzueshme
më dhurojnë frymën e tyre të bekuar
për të ëndërruar një botë të bardhë
vetëm me trëndafilat
e kopshteve të mbretërive.
Ti më puth buzët dhe ballin
gjithmonë duke më thënë
“e bukura ime”
dhe në krenari ndihesh
si një kalorës i magjishëm i antikitetit.
Unë erë të marr në gushë
duke mos u ngopur
thithur nektarin më të ëmbël të dashurisë.
Eh si ishim, si jemi sot
një sëmundje e njëjtë kaplon
mendjen dhe shpirtin tonë.
Dhe nuk dua asnjë mjekim, asnjë!
Vetëm zgjimin çdo ditë mbuluar
me këmbët dhe gjoksin tënd,
ku me erën tënde vishem për të jetuar jetën.
NË KËTA SY MALL E DËSHIRË KAM
S’është çudi që nata
në qetësinë e saj s’më merrka.
Kokëkrisur pickon
me thonjtë e thyer ëndrrat e mija.
Lëvizin mes ankthit dhe mundimit
mbulesat e lagura të kujtimeve,
ku ndalin, buzëqeshin e përkëdhelin
flladin e fundit të dhimbjes
me shikimin e një Luli të vocërr.
Dhe unë sikur pi një verë të pa pirë më parë.
Në këta sy mall e dëshirë kam
të puth një e nga një yjet.
Mes këmbëve që lidhen ende nga rrjedha
I shtruar me art druri në dhomën “Cesare Battisti “…imiton ngrohtësinë e natyrës tropikale.
Në shtrat ajo grua është ende me mishin e organeve dhe zjarrin që mbulojnë trupin e saj të lakuriqtë
Ndjesia e erës së mbrëmshme të natës mes spermës dhe dy gotave shampanjë i bën ti flasë nën zë mendjes mes këmbëve që lidhen ende nga rrjedha.
Dy dardha
Një fryme
Një lëng
Një vaj djerse
dhe eksitim me duart në zemër
Me një fjale: aurora njerëzore.