Cikël poetik nga Kostandin VOGLI

kostandin-vogli

Cikël poetik nga Kostandin VOGLI

 

 

MORALI  i  AVENTURAVE

 

Rrota e historisë

Pas gjurmëve të njeriut

Ndoshta,

Gënjen morali i aventurave.

Përjetuam nga historia

Buzët e greminave.

Agonira,

Trille,

Ndere dhe turpe.

Përfundimi i lojës me kalendarin

Zero!

Pendim nga rrota e historisë.

Frazologji e dërmuar.

Opinione,

Paradoks,

Gjysmë përrallë.

Frazologjia e epitafit.

 

 

IKU NË KËRKIM

 

Rrezet e diellit u shpërndanë nëpër rrugë,

Drita qëndronte para hijes.

Ëndrrat e natës

Avulluan së bashku më vesën.

Bota e çveshur u vesh me diell

Kënga e dashurisë mori ngjyrën rozë.

Aroma e detit

Që e ndjen dashurinë

Vrapoi të na mbështjellë.

Pulëbardha e detit tim

I rrahu krahët

Dhe iku në kërkim.

 

 

ATY  FSHIHET  DASHURIA

 

Fund vjeshte,

Fletë të ngjyrosura.

Po ato ngjyra përzier në telajo.

Ngjyrën e lotit ka  marr natyra,

Ngjyrën e dhimbshme që rrëshqet faqev e

Si rrëketë e shiut.

Që puthin dritaret.

E përmallshme është ngjyra gri,

E përlotur edhe në kornizë.

Në ngjyrën e lotit

A lidhet dashuria?

Vetëm ëndrra të trishtuara.

Dimri i çel bajamet

Dhe do të të mbulojë me lule

Duke t’i puthur të bukurat buzë.

Aty fshihet dashuria

Tek ato buzë të zhuritura,

Që më presin mua.

 

 

TRISHTIM

 

Fshati im,

Në një pllajë hepohet.

Kohë emigrimi,

Natyra është grirosur.

Shi.

Qentë po lehin ankushëm oborreve.

Zëri i gomarëve,

Si qarje në opera.

Gjelat,

Po shajnë njeri  -tjetrin me këngë.

Rrugicave

E rreth fshatit,

Ulërijnë ujqër të rinj.

Pak njerëz që mbarten përkulur.

Pleq

Që të kujtojnë poemën e mjerimit.

 

 

 DUA TË  BUZQESH ME  YJET

 

Sa dielli të perëndojë,

Dua të bisedoj me yjet.

Kur ato të shikojnë ndien kënaqësi.

Dritat vezullojnë brenda shpirtit.

Rrugë do kërkojë

Në hapsirën qiellore

Dhe të shkrihem në atë harmonizim

Të bëhem ngjyrë

T’i shtohem natyrës.

 

Do të jetë mahnitëse prania jote

Aty mes yjesh.

Ti me një penel në dorë

Do marrësh ngjyrën nga zemra ime

Të ngjyrosësh planetet

Dhe pastaj,

Do të më zgjosh ëmbël

Me një puthje.

 

Aty nuk do kemi orë.

Do të rrëshqasim në hapsirë

Për të zgjatur natën.

Se puthjet janë më të zjarrta

Në krevatin qiellor.

Aty,

Mes yjesh,

Ku hëna të na ka zili.

 

 

E  DASHURA IME  SI  TRANDAFIL

 

E dashura ime

Si trandafil

Aromë lëshon,

Më jep frymë

Kudo që shkoj

Edhe në rrugë

Edhe në punë

Ëndërroj

 

Të të shikoj

Fustanbardhë

Me një kurorë

Me mua ngjitur

Në mes lulesh

Buzë më buzë.

 

Të t’i dëgjoj

Cicërimat si kanarinë

Në krevatin tonë.

Të na ngrohë

Dielli

E të na freskojë

Hëna

Mbuluar

Me qiell

Në një lëndinë.

 

 

PO  PRISJA  NATËN

 

Në shëtitje për çdo natë

Më marrin endërrat.

Rrugë të pa shkelura kërkonim në dy botë.

Por asnjë frymë udhëtari.

Veç  hije.

Në mëngjes ëndrra më shkarkonte.

Dhe si lis i vetmuar

Nën rrahjet e erës

Po prisja natën të më rrëmbente përsëri.

 

Që në rrugëtimin e zemrës

Një cicërimë të pa thënë të dëgjoja.

Por ëndrrat janë një rrugë pa formë.

Petalet e trandafilit

I gjeta në pranverë

Kur dielli

Rrezet e ngrohta po i shkarkonte

Një ditë të bukur maji

Në rrugën time.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s