Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 – Autor: Dr. Jakup Krasniqi / Përgatiti materialin Bardhyl Selimi

j-1

Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991

 

Autor: Dr. Jakup Krasniqi

Buzuku

Prishtinë 2016

 

 

Fragmente

 

  1. 28

Pasoja të copëtimit të trojeve shqiptare pas Konferencës së Londrës

Humbje të mëdha do të ketë sidomos ekonomia shqiptare si e fshatit ashtu edhe e qyteteve, jo vetëm pse qytete të rëndësishme mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë, por edhe pse shumë qytete brenda saj u izoluan pasi humbën klientë e tregje të shumta.

 

f.35

Vitet 1966-1980 janë vitet e një liberalizimi dhe një zhvillimi ndryshe për shqiptarët dhe Kosovën. Nëse bëjmë një krahasim me vitet e tjera të sundimit serb në Kosovë, ato vite kanë sjellë ndryshime të konsiderueshme për shqiptarët; u avancua statusi politik i Kosovës në Krahinë Autonome administrative, u masivizua procesi i arsimit dhe u ngrit në nivelin e universitetit të Prishtinës, duke qenë më afër qytetarëve, gjuha shqipe fitoi terren në shkolla e administratë, historia kombëtare dhe tradita filloi të zërë vendin e saj të merituar, ndonëse jo në përmasat e duhura, e drejta për punë dhe shëndetsi pati ngritje në jetën shoqërore e publike, shqiptarët e Kosovës do të fitojnë hapësira të reja që më parë i kishin të ndaluara, si dhe filloi epoka e bashkëpunimit Shqipëri- Koosvë, etj.

 

  1. 37

Janë të njohura burgosjet e viteve 1974-75, të Grupit Revolucionar të Kosovës, të Grupit të Adem Demaçit, të Grupit të Adem Rukiqit dhe të organizatave të tjera revolucionare që luftonin për bashkimin me Shqipërinë të trojeve shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia.  Me këtë rast duhet të përmendim sidomos rolin dhe ndikimin e personalitetit të Adem Demaçit, me qenë se ka qenë e ka mbetur institucion më vete, i cili edhe duke qenë në burg, ka mbajtur të ndezur flakadanin e çlirimit e të bashkimit kombëtar. Ndikimi i tij ka qenë i madh në gjithë Lëvizjen Kombëtare e sidomos në ideatorët dhe veprimtarët dhe demonstruesit për Republikën e Koaovës.

Ndryshimet që po ndodhnin në Kosovën e viteve 80 e më pas, ishin vepër e Adem Demaçit, e Lëvizjes Kombëtare dhe e ithtarëve që u qendruan besnikë idealeve të klasës së tij politike- të çlirimit e të bashkimit kombëtar. Adem Demaçi ishte disidenti më i madh shqiptar dhe evropiani i kohës, i cili 30 vjet të jetës së tij i kaloi në burgjet e Titos. Ai është Mandela i Kosovës.

 

f.47

Në asnjë vend tjetër të Lindjes sistemi totalitar nuk ka pasur kundërshti të pandërprerë si në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi.

 

  1. 53

Artikull i gazetës “Liria”

Këto masa të revizionistëve (?, gjuha e Enveristëve, B.S) nuk janë të panjohura për popullin tonë dhe nuk e çudisin atë.. Gjatë gjithë sundimit të tyre të egër revizionistët jugosllavë nuk kanë lënë metodë e mjet pa përdorur me qëllim që të shtypin e shfrytëzojnë sa më egërsisht popullin tonë dhe të shuajnë çdo aspiratë e përpjekje të tij  për çlirim kombëtar e shoqëror.

 

jakup-krasniqi

 Dr. Jakup Krasniqi

 

f.66

Shqiptarët nuk kërkuan prishjen e kufijve shtetërorë të Jugosllavisë, ata kërkuan t’i forconin kufijtë administrativë të Kosovës, duke e bërë atë një subjekt të barabartë në Federatën Jugosllave.

 

  1. 92

..politika agresive serbe nuk bëhej për “mite”, për “kisha e manastire” serbe, as për “djep e zemër” serbe, madje as për qytetarët serbë të Kosovës, por për pasuritë tokësore e nëntokësore të saj.

 

f.96

Shtypi i Lëvizjes Kombëtare i gushtit 1981 njoftonte se në 30 procese gjy            qësore ishin dënuar deri në 15 vjet, 245 persona.

 

f.97

Në Kosovë pas demonstratave të 1981 nuk ndiqeshin vetëm njerëzit, por filloi fushata për ndalimin e librave të historisë, të letërsisë, të kulturës deri edhe mjetet mësimore që ishin sjellë nga Shqipëria. Kërkohej që shqiptarët të diferencoheshin nga figurat historike të kombit, nga këngët, vallet e muzika, ose kinematografia shqiptare.

 

  1. 113

Qeveria e re e Tito-Rankoviçit, menjëherë pas Luftës Nacional- Ҫlirimtare, mbi popullsinë shqiptare kishte marrë një varg masash represive të përcjella edhe me masakra mbi njerëzit duarthatë siç ishin 3500 viktimat e Tivarit, të Sremit, por edhe ato mbi popullsinë e Drenicës në vitet 1944- 1945, ku u dogjën 44 fshatra dhe u ekzekutuan 47300 shqiptarë.

 

f.207

Serbia festonte fitoren e saj mbi dy Krahinat Autonome, Kosovën dhe Vojvodinën.  (28 mars 1989). Sipas mjekëve të spitalit të Prishtinës, vetëm në ditën e 28 marsit në spital ishin dërguar 39 demonstrues të vrarë. Disa gazetarë sllovenë kishin numuruar 187 demonstrues të vrarë..Gazetarë të huaj njoftonin për 300 të vrarë..

 

f.242

Nuk gabojmë po të themi se ishte Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ajo që e theu akullin për të kundërshtuar më me vendosmëri politikën jugosllave serbe në Kosovë.

 

f.247

“Zëri i Kosovës” i 9 shtatorit 1990:

këta muajt e fundit filluan të shohin dritë idetë përparimtare, filluan të flasin të papunët, të munduarit, të torturuarit, të burgosurit, filluan të shohin dritën kujtimet e të izoluarëve, vargjet e mbushura me plagë e ritëm revolucionar, filluan të trajtoheshin vrasjet, torturat e terri serbomadh në Kosovë. Pra, filloi të ngrihej perdja e zezë, që ishte munduar ta fshihte skenën e përgjakur të Kosovës.

 

 

Bardhyl Selimi

Mblodhi:  Bardhyl Selimi, 23 nentor 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s