15134434_1434014303290298_1477378460_n

Gjurmët e diellit të autores Lenora N. Lokaj, si gjurmë të sfidave  për të rendur drejt artit bashkohor.

 

Nga Agron Shele

 

Vrapoj gjurmëve të diellit ( ose stinë malli ) titullohet libri i  dytë i  poetes Leonora N. Lokaj.

Çështë ky vrap që fluturon nëpër qiell dhe  ndjek gjurmët e diellit?

Sigurisht që është muza dhe  shpirti i poetes, e cila nuk njeh kufij, as hapësira, por rend e rend në kërkim të së bukurës, të  përkryerjes, të vlerave shpirtërore dhe  atyre njerëzore, të përzgjedhjes fjalë dhe  ngritjes së tyre në art.  Që në fillim ndeshesh me një mendim të konsoliduar, me një memorie që ka fituar vetësigurinë dhe  luan me fjalët, sendërton vargje dhe rilind një botë përafruse me imazhe dhe  ngjyrime që tërheqin  pareshtur dhe  beftësojnë.  Kontakti me këtë lloj poezie kapërcen traditën e krijuar, atë traditë që  ishte më se e domosdoshme për vetë fatet dhe kohezinin që përjetonte një popull i tërë, traditë më se e domosdoshme  që siguronte risinë e mbijetsës por dhe identitetit  kombëtar dhe hap siparin e ri, atë të unifikimit dhe njehësimit një me postmodernizmin kohë. Shfletimi i këtij vëllimi poetik të shëtit në shumë lëndina muzash, nga agimet e mëdha plot dritë tek perëndimet e përfklakura, nga insiprimet më të thella shpirtërore tek konvecionet e përplasjes me botën e jashtme, nga natyrat e gjalla plot  dritë e jetë tek dritëhijet dhe mistizmi i të padukshmes  realitet, ngë gjendjet e dyzuara dhe  që shpesh shoqërojnë karakteret tek setenca e reflektimit të tyre në raport me konceptin filozofik e psikologjik .

 

leonora

Leonora Lokaj

 

Poezia e kësaj autorje nuk mund të shmangë pjesën e dhimbshme të historisë dhe dramës që përjetoi Kosova dhe  nën këtë lajmotiv ajo shkruan jo thjesht për të kujtuar, por apeluar që krime të tilla të mos përsëriten më kurrë. Leximi me vëmendje  i poezive dhe depërtimi në brendësi të tyre , bëjnë  të kuptosh mesazhin që kërkon të shprehet, idetë dhe nën idetë që përcillen, strukturimi i plotë i gjithe veprës letrare dhe boshtin poetik përshkrues. Figuracionin dhe format e sjellura me kapërcimet nga thjeshtësia tek proçesioni më i thellë i mendimit e bën këtë lloj arti sa intrigus po kaq dhe inspirues për lexuesin. I gjithë vëllimi poetik ndahet në 8-të cikle:  ( Dashuria nuk ka kohë, Poezia ime nudo, Edhe lirisë i rrjedh loti,  Me thikë gris vetminë, Fjalë shpirti, Kjo botë të çmend, Koha memece po më flet dhe  Mëkati i ëndrrës  ), cikle që konfigurojnë edhe njëherë hapësirën dhe gamën e gjerë krijuese,  larminë e sjellur, të cilat sikurse vijnë plot sharm, figuracion, stil dhe emocion, performojnë jo vetëm një vepër të qëndrueshme dhe me baza letrare, por rritin ndjeshëm dhe kretivitetin krijues të autores. Pavarësisht numrit të cikleve poetike këndvështrimi letrar duke u mbështetur në metafizikën e vargjeve  përfshin tre plane kryesore:

 

Poezia si koncept dhe mesazh lirik

 

Lirika vjen si prelud shpirti dhe përcjellje emocionesh, të cilat i thurin himn ndjenjave më të sinqerta dhe dashurisë së pastër njerëzore.

“Dashuria nuk ka kohë

Pritjen murosur e lë

Mbuluar me gjethet e saj

Sypërmalluar kupton

Se të ka puthur një pranverë”

 

Këto vargje flasin për për atë fuqi të përbrendshme shpirti, që nuk ka as  kohë e limit, por ka veç blerimin e përjetshëm të ndjesive më kuptimplote, të syve që shndrijnë dhe terret më të gjata të netëve dhe për stinën e çelur në mijëra ngjyra  lule.

 

Poezia si koncept i ndërgjegies liri dhe mison i  trasmetimit tek e nesërmja

 

Për lirinë aq të kërkuar dhe djegur në shekuj, sa plagë në trup ju hapën atdheut, sa lotë përmbushën lumnjtë  dhe kripën detet dhe sa shumë martirë e lanë tokën e të parëve me gjakun e tyre. Kjo është më tepër se sublime, prandaj vargjet  shkruhen dhe mbruhen me shkronja gjaku, që të  mos shlyhen kurrë nga kujtesa e popullit dhe të mbeten përjetë në shpirtin e tij.

“Fjalën LIRI e ruajtëm

Thellë zbritur në shpirt”

 

Poezia si nocion filozofik dhe përsosje e mendimit.

 

E gjithë vepra është strukturuar dhe përfshihet nga qëllime dhe ide metafizike, të cilat autorja ka ditur ti ndërthurë me elemntët bazë jetësore e natyrale dhe të krijojë gjetje të befta poetike,  formatime këto që indetifikojnë dhe stilin e saj krijues. Herë nga përditësia jetë dhe herë me çiltërsinë e mendimit ajo përqas dhe  shpreh atë botë të pasur që e karakterizon,  ashtu sikurse është, plot dritë dhe ndjesi, e cila mbart në vetvete zërin autentik dhe të një shprese për më shumë kredibilitet premtues.

 

Vrapoj gjurmëve të diellit ( ose stinë malli ) i autores  Leonora N. Lokaj vjen në letërsinë shqipe  për të sjellur diemesionet dhe hapërsirën e madhe e të pafundme të artit të saj dhe si i  tillë përpos vlerave letrare që mbart vendos dhe një gur më tepër në kalanë e fontekës  tonë kombëtare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,184 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List