Poezi nga Viola Berhani
Shpresë…
Nuk asht aspak e vërtetë,
ajo çka thonë për shpresën. . .
Shpresa nuk të mban gjallë, jo!
Ajo të shkatërron
të rrënon
t’i mbyll sytë
t’i lidh durt
të ul në gjunjë
ta përplas derën në fytyrë!
Ajo ironikisht nënqesh
tallet me ty
me pamendësinë tane
me këmbënguljen e kotë
me përpjekjet e vazhdueshme
me zemrën e vrarë
me shpirtin që shuhet
me kohën që t’iku pa jetu
ndërkohë që ishe tu shpresu. . .
V.B. 30/05/2014 16:13
Më merr malli…
Më merr malli të jetoj
E bekuar në liri
Të iki unë larg
Frymëmbytëseve përgjegjësi.
Më merr malli të ëndërroj
Të Thur planet e rinisë
Ta mposht të përditshmen
Që më bëri kaq realist
Më merr malli të dashuroj
Të ndjek zemrën, Jo logjikë
Të rrethohem nga ndjenja t’pastra
Veten ta l’shoj pa frikë.
Më merr malli të bëj dashni
Jo me nji trup, por me nji shpirt t’bukur
Sepse mishi kalbet nji ditë
Ama shpirti t’epsh gjithnji.
Më merr malli të jem fëmijë
Dora e nënës t’më përkëdhelë
Të mos njoh fëlliqësitë e botës
Të mos njoh asnjë problem.
Më merr malli të besoj
Në Zot, miqësi a gjetkë
Sikur dhe vdekja sot të vijë
Kur n’krah kam familjen, s’ndihem kurrë vetëm.
V.B. 03/09/2016. 13:53
Da copëza lumtunie…
Jetojmë për da copeza lumtunie
da përqafime t’ngrohta
da kujtime t’marra
da andrra n’beze
da puthje t’rrëmbyme
da epshe mishtore
da miqësi t’pavdekshme
da lutje shprese
da vende t’pashkeluna
da dite ma t’mira
da mundësi t’paçeluna
Jetojmë për da copëza lumtunie ma shumë. . .
V.B. 12/05/2015 13:30




























Leave a Reply