sokol otobashi

Poezi nga Sokol Otobashi

 

 

U mbyll një librari…

 

U mbyll një librari…shumë fjalë do të mbeten pa thënë
u dënua të shkonte në turrën e drurëve nga inkuizitorët
na duhet të heshtim, përrallat përgjysëm jane lënë
s’ do ketë më fund ky dimër, të ftohta do jenë orët.

Në xhamin e vitrinës vogëlushet fytyrën do mbështesin
heronjtë e tyre të dashur do të kërkojnë me sy,
por shpejt kokëulur do ikin e të zhgënjyer do mbesin
se pluhuri në rafte ka rënë e shtresë ka zënë aty.

Kokëulur do të ecin edhe shkrimtarët, poetët
me duar të lidhura sikur të jenë në një mort
atë kënd të vjetër do ta lënë të heshtet
e duhan do të dredhin, duku e kthyer një gotë.

Zemra do t’i thyhet dhe atij ëndërrimtari të dashuruar
që fjalët romantike i gjen përherë në ndonjë fletë
kajrafilat e kuq do t’i thahen ndër duar
kur pas kaq vitesh të shohë drynin e sertë.

Do ta harrojë atë udhë dhe i dituri plak
dhe pllakat e trotuarit me bastun do të rrahë
një ndarje e tillë të ngjallka merak
mendimet e zymta t’i nxjerrka në pah.

U myll një librari… atu mund të hapet një birrari
Po ç’ them une? Qyteti ynë ka pak dyer kazinosh
të merresh me libra, sot është marrëzi
jo më me thënie : ”Të rrosh a të mos rrosh”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,184 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List