myrteza-mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

 

PA TY

 

Durova dhe duroj kafshimet e erës,
Dhe dhëmbët e akullit unë i durova.
Kuisjet e ndryshkura të bravës së derës,
Durova tërmetet, se për pak harrova.

Durova ulurimat e ujqëve natën,
Inatin e çmendur të dallgëve të detit.
Syndezurat hijena me syt e përgjakur,
Durova dhe helmin që më dha Mbreti.

Durova klithmën e Rozafës së murosur,
Në vend të saj s’u bëra dot gurë.
Durova dhëmbët e fjalës së pasosur
Dhe lotët për nënën kur u nis për udhë…

Durova kur humba të parën dashuri
Dhe pikën e ujit durova mbi kokë
Por s’mundem të marrë frymë pa TY,
E vetmja dhe e fundit dashuri në botë!

 

 

NUK DUA TË NDRYSHOJ

 

Mos u mundo të më bësh si veten,
Të dashurova se je ndryshe nga unë
Nuk doja pasqyrën, doja një tjetër
Doja erën që më mbolli furtunë.

Të ishim njëlloj s’do të kishte vlerë
Thjesht vegjetim në ciklet e natyrës
Stinët nuk janë të gjitha pranverë
Ndaj s’kemi lindur të dy në dimër.

Mos më kërko të bëhem si kopje,
Apo një hije që të ndjek hijen tënde
Vetëm zemra më rreh si zemra jote
Netët tona kanë ngjyrën e një ëndrre.

Mos u mundo të më bësh si veten,
Më duaj siç jam, nuk dua të ndryshoj
Kurrë nuk do bëhem dot një tjetër
Po ndryshova s’do di të t’dashuroj.

Vetëm kështu shikojmë më larg
Sepse dhe balli bëhet më katër sy
Dy jetë të ndryshme lidhur në një fat
Dy zëra të ndryshmë, por një melodi!

 

 

MUNGESË

 

Më ke munguar mikja ime, shumë fare
Kam mbushur plotë një ditar me pikëpyetje.
Kaq herë kam dashur ta hedh nëpër zjarre
Por kundërshtarin më të madh kam veten.

Nëpër tavanin e hijeve të mjegulluara
Më rrinë varur si stalakmite prej guri
Mijëra gërma nga mesazhet e shkruara
Si flutura të përlotura në syt e një burri.

Por ti je strehuar në bunkerin e heshtjes
Psherëtimat e mia aty s’mbërrijnë dot
Kam shkruar e grisur një mal me letër
Ashtu bëra dje, ashtu bëra edhe sot.

Më ke munguar, ti që s’njihje mungesën,
Ti që ma rrëmbeje fjalën nga buzët
Ashtu si dehet dielli me pikëlat e vesës,
Ashtu ti ma çmend zjarrin e muzës.

Dhe unë do të pres siç të kam pritur
Pritja më është bërë gjymtyrë në jetë
Me prushin e pritjes ndër vite jam rritur
Malli i pritjes lartohet gjer tek retë

***
Më ke munguar mikja ime, shumë fare
Ditët s’do i lemë të bëhen natë e errët!
Bashkë do shkruajmë mijëra romane,
Bashkë do udhëtojmë edhe përtejetës!

 

 

NJË GJË ËSHTË E VËRTETË

 

Unë çuditem me shinat e fatit,
Me ortekët e fjalëve të thëna e pathëna
Më vjen të pëllcas prej inatit
Kur korbat thonë: U ngjirrëm nga kënga!

Më vjen çudi dhe për të gjitha çuditë
Fati s’ecën mbi shina, kush e ka thënë?
Kemi pyetur kaq herë qiellin, perënditë
Askush përgjigje nuk na ka dhënë!

Më çudit ujku kur ankohet për drejtësi
Dhelpra e pajisur diploma dhe master
E mbushur kjo botë vetëm me çudi
Gërxhet të pasur, gjithë fusha e varfër!

Jeta është luftë-kështu është shkruar,
Përse nuk është paqe edhe dashuri?
Lindim nga dashuria duke vajtuar
Ndaj ngre supet dhe përsëris: Çudi!

Çuditem me udhëkryqet, trillet lozonjare
Çuditem dhe me ty, o fati im i shkruar
Gjithë jetën duke rendur në zjarret polare
Mes psherëtimave duke lotuar!

Unë i çuditur do iki nga kjo jetë
Dhe ndoshta çudinë do le trashëgimi,
Por një gjë di se është e vërtetë
Vetëm dashuria di të lind dashuri!

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,330 hits

December 2016
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List