Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Ikën Yjet 

Ikën yjet ikën….
nga galaktikat , u fikën !
Neoni i hënës
mbi fytyrën time 
u zbeh ,u zbeh..
unë fjeta në bregun
e endrrës që pash,
fjeta në kujtesën tënde
të lashtë,të lashtë.
Nga aty ika …
të harroja gjumin sakaq ,
koha para meje ndali
brenda kenges sate
brenda qiellit tim.
Po Jetoj ; shko e thuaj atyre,
që përbri teje po rri !
në kujtesen time të bëj vend
në të gjitha rruget shoh
mungesën tënde,
o shtrëngata e gjakut
në pulsin tim të kaltër
dëgjova rënkimin tënd
si thikë ,nga xhelozia.
ika larg nga qielli yt
ike larg , ike …
nga galaktika.
ika …..
Ti fli te qafa ime përnatë
dhe merr frymë në peizazhin
e gjinjëve të diellt’ të
imazhit tim.

 

Xhelozi ‘ !

Larg nga qielli im i kaltër ,
ti re e zezë
që sillesh e verbër 
dhe mbulon hartat memece
te ndjenjes së brishtë .

Trishtim që bie si shiu acid
e shuan zjarrin e shpirtit.
ik ….larg ….larg….ik..

Shko atje në polin e ngrirë
të veriut ,
e leri të treten dashuritë
në telat e ekuadorit ,
ku qielli merr emrin
e ditës më të lumtur .

Siperfaqa e tokes lëmohet ,
Malet zbuten
e kërkojnë të përkëdhelin
brigjet e virgjëra .

Çdo cep toke
e quan veten Paris !!!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s