Poezi nga Dijana Toska

T’kam thanë

Ti si një zog i trembun ike,
me vrull fluturove nëpër qiell
më bane me kuptue se nganjiherë veç ashtu e gjen vedin
tuj ikë e tuj harru’.

T’kam thanë, mos e len ajrin e maleve pa e marrë
mbushu me oksigjen
mushkënitë e lodhuna le të t’shpurthin prej gëzimi
e pastaj lene frymën me dalë dalëngadalë
mësohu me marrë frymë shlirë, jeto.

Kur të bien nata, e yjet të dalin, të thashë
banu hajn i zoti dhe xixëllimën e yjeve rrëmbeje
krejt shkëlqimin e tyne merre kur të vish këndej
më mbulo me atë pluhun të praruem
edhe mua.

Plot shkëlqim yjesh kthehu tek unë
dhe ma rrëfe legjendën e maleve të namuna
sekretet e Drinit të Bardhë m’i trego, më rrëfe pa u lodhe kurrë
e unë nën hipnozë, në sy kam me të shiku’.

Për dashuninë e panjoftun më fol pa u ndalë
ndërkohë nji lutje për ty e kam
mos më shih aq thellë sikur sheh në fund t’pusit
kjo zemër e rebelueme do me më ikë nga krahnori i hapun
diku larg në drejtim të panjoftun do të ikë
pa mbërri’ as lamtumirë me të thanë.

Nuk due me e lëshu’ vendin tand
mos u ligshto ti, zemër; prit, mos ik.

Ma kthe shëmbëllimin në bebëzat e mia të përvuejtuna
që u lodhën tuj të pritë.
Në mos asgja tjetër,
thjesht, hapi dyert e zemrës tande
e më len e qetë të vdes aty.

© Dijana Toska (Rruazat e jetës, 2017, Shkup)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,215 hits

June 2018
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List