Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

MURG PA MANASTIR

Ç’të bej?
Rri që rri, pa motiv, fare kot,
Mëngjes gushti e retë pas pak do kthehen në lot.
Durimin e humba,
Marr pak bukë dhe e shkoq,
Poshtë dritares mbledh pëllumba.
Kaq mund t’i jepja paqes në një kohë të kaluar kot,
Shikimin pstaj drejt qiellit e humba.

 

BOTË BATALL

Botë e padrejtë,
E palarë,
Botë udhëkryqesh,
Mbushur me lypsarë.

Diku të lypin qindarka,
T’i shtrojnë urisë një vakt,
Diku lypin nderin mbi taka,
T’i shtojnë epshit një akt.

Diku lypsarisht të lypin dhe votën,
T’i shtojnë kolltukut një kat,
Diku të lypin dhe kokën…
E ç’ka barbaria më pak?

Eh,disa edhe shpirtin
Ta lypin në botën batall.
I fal, të gjorët,si Krishti,
Veç shpirti nuk bëhet dot mall.

 

UNË DHE GJARPRI I MALIT

Për shumë e shumë arsye,
Që askujt nuk i hyjnë në punë arsyet e mia,
Korriku më pruri në Tiranën pa krye,
Ku mungesa e ujit të shtyp sa tirania.

Nuk dua t’ju them në erdha prej mallit a hallit,
Por me siguri një gjë do t’jua them:
Shihmëni mua dhe gjarprin e malit,
Më shumë se ai në shpirtin tim ka helm.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s