ATË DITË PRILLI (Bardhës) / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Dhimbjet e trishtimit” të autorit Luan Maloku

ATË DITË PRILLI

(*Bardhës)

I

Atë ditë prilli
Buzëqeshjet ishin fikur në buzë
Nga trishtimi
As pëllumbat
Nuk fluturuan qiellit kaltërosh

Dhe ti shkove në botën e amshimit
O Zoti im
Shpirti m’u trazua
U bë vjeshtë në mua
Ethet më kapën

II

Të kisha ty diell
Që më rrezonte shpirtshkretin
Ta dishë
Vendin tënd askush s`mund ta zënë

Nga dhembja për ty Bardha ime
Loti i nxehtë çan kristalet e shpirtit
Në njëmijë copa

Gjithçka e pakuptimtë
Pa ty lulëkuqja ime
Sa shumë kam nevoj për ty
Sa shumë…

III

Rreth meje gjithçka e akullt
Himalajë
E mërzia më ndezë flakë tepelekun e kokës

Sa trishtim
Dukem krejt i rraskapitur e i mjerë
Provokimet e shpirtit më rrisin gjakun
E hija jote përditë
Më ndjek pas hap pas hapi.

 

Luan Maloku

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s