Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

MES FATIT

Plot ndjeshmëri
Mes netëve
Të tua udhëtimet
Aristokratike!…
Nuk më joshën.
Nuk u joshëm në pasuri
Mendimesh
Nuk gjeta…, përsosmëri
Arritjesh
Të vështrimeve dhe nëse
U gjendëm!…
Dhuratave të forcës
Shpirt ka
Përjetësi, vuajtjesh!…
Do t’i mohoj.

 

DHURIME

Mos më ik sonte
Qiellin
Të dhuroj dhe momenteve 
Mes trazirave të tij
Nga më të shthurrurat
Pranë të marr
Mbi shkëlqime meteorësh
Falem!…
Ides që na dhurojnë
Gjithësinë?…
Takonim dhe bluanim
Mbi mendimet
E errësirave nuk na joshin
Nuk njohin
Rrezatimet?… Degradojnë
Dhe të dy
I përçmojmë, zbehjet?…
Zbërthehen
Agimeve!… Konkurojmë
Të dy, mes dritës
Sakrifikuar, në harbutërinë
E tyre degradojnë
Shkëlqimet, s’ më vjedhin
Dritën?…
Ajo dhurohet dhe dhunohet
Kur na zbehin
Vështrimet e rrrësirave
Mes natës!…
Dhe aty të ndricoja dhe
Zbërtheja
Hijet e natës mbi rrëfime
Mbanin vec
Errësirën zgjuar!…
Pa shkëlqim.

 

TË PREK

Ngadal të prek
kudo
të prek!… Në shpirt
të prek
o befasi e bukurisë
Vështrimet?…
Njoh, jo si plastik
Një sulm
Mbi fantazitë, në riprodhim.
U njohëm
Ledhash!… Më dhuro
sa shumë
Dhuroj, sa shumë
I çmoj
Sa shumë!…Të çmoj
O rezultat
I njohjes… jetë të fal!…
Mes reagimesh
Transformohu!… Bukurisë.

 

DALLGËVE

Pasioneve të tua
dalgë
lëkundur kaltersive
mateshe!…
O pulëbardhë krenare
E thyera
e ngjyrës!… Joshur
Në pasqyrime
Dhe reflektime, qiellores?…
Përplasur
Mbi çdo dallgë
Të ndjej!… Energji.
Energji
Konsumesh përplasjeve
I ftuar
Si varkat në udhëtime
Stuhish?…
Më rikthe, më rikthe
Kthjellimet
të gjej dhe, frymëzimet
Jetës?!…
Të transformuar fytyrës
Engjëllore!…
Mos ma ndrro.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s