KUR TI MUNGON… / Fragment nga Alma Zenellari

 

Fragment nga Alma Zenellari

 

KUR TI MUNGON…

Sa shumë gjëra mendoj kur je larg meje, sa shumë gjëra ëndërroj. Ngre skena të habitshme me fantazinë time e cila shpesh më ngre kuthe të vogla, më fut në labirinthe të çuditshëm, fundin e të cilëve nuk e kërkoj asnjëherë. Ti mos më gjyko zemër, mos mendo keq. Sepse në këto skena që ngre brenda botës sime të padukshme, që ka nisur të jetë e trazuar nga ndjesitë e bukura, personazhet kryesorë jemi ne.
Ne jemi heronjtë e një Troje të pashkelur, me udhë që presin t’i përndezim me gjurmët tona, me zërat tanë, me tingujt e bardhë të një melodie ende të pakënduar…
Sa shumë gjëra dua dhe i dua me Ty dhe pse shpesh ato duken të pamundura.
Po dua shumë… Të futem krahëve të tu mëngjeseve duke puthur me sy dritën qumështore që luan pas perdeve ngjyrë dielli. Të fus gishtat e mi hollakë, flokëve të tu, të luaj me kaçurrelin tënd të paprerë diku mbi ballin e merakosur. T’i rrëshqas butësisht mbi fytyrën tënde dhe me mollëza të shquaj një rrudhë tinzare shfaqur padrejtësisht. Të marrë erë rreth qafës, gushës duke ndjerë aty pulsimin e rregullt, të qartë, të gjakut tënd. Të rri shtrënguar pafundësisht pas trupit tënd të ngrohtë, duke gjalluar dritë në çdo pore.
Dua shumë, sa dua. Të shoh në thellësi dritën e ëmbël, që lundron syrit tënd. Të shoh se si erret ai shikim kur s’je pranë meje, sikur prek perëndimet e zjarrta. Të ndjej zgjatimin e gjelbërt të gishtave, duarve, kur më shtrëngon fort fort mbi kraharor, për të shuar një klithmë të zëshme, që kërkon të dalë nga honet e thella, të errëta të shpirtit.
Dua shumë, sa dua. Të të dëgjoj e etur si një bimë e porsa mbirë, kur më tregon histori të vogla e të mëdha, të rëndësishme dhe të parëndësishme, por që na mrekullojnë të dy.
Të flasim papushim, të qeshim në ecje, të dehemi duke u parë sy më sy, duke puthur me buzë ëndrrat tona, duke mbushur njeri-tjetrin me energji të re dhe frymë sa të ngrohtë.
Sa shumë dua të të dëgjoj, ja edhe këtë çast kur zemra ime e tejbrengosur ka nevojë për një gjëmim të ri, kur shpirti im i tejlodhur ka nevojë të të ketë pranë. Ndaj të lutem thyeje sfumoje inatin, zemërimin e pajustifikuar, të rremë që vret padrejtësisht çdo çast lumturie tonën. Nanurit të lutem, me zërin tënd shpirtin tim të fikur, injektomë me jetë.Vetëm ti e ke çelsin e zemrës sime, vetëm ti e kupton trokun klithmën e saj, vetëm ti di si frymon aty.
Unë të pres dhe pse pritjet më turbullojnë, më bëjnë të ndihem inekzistente.
A nuk e ndjen sa të brishtë jemi të dy? !…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s