Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Në dymbëdhjetë karrige bosh drekova sot.
Dëgjova zërin e hijes sime,
ndërsa fliste:
“Hani, nga trupi im i padukëshm,
boshësinë e kësaj dite piheni me gota.”

Kur hijet u ngritën nga tavolina,
u lutem:
“O Zot, ktheje këtë ‘ushqim’ për lavdet e tua.
Bëj prej mishi dhe gjaku njëmbëdhjetë njerëz.”

…se ajo tjetra
mbeti sa herë frymë
me ungjillin e dashurisë ne dorë.

 

***

Dëgjova muzikën e luleve
Përkundnin kryhet,
mbi pentagramën e ajrit.

Pashë trëndafila 
që bien gjunjëve të tu,
s’duan të çohen si unë i dehur.

Humbas udhën
kur goja jote thotë fjalë te thjeshta,
mua më duket se jane vepra.
Gjinjtë që fryhen nga një frymëmarrje
e më duket se përmbyset bota.

Mbylle sytë e me the:
”Mbështetu tek unë!”

Kështu,
lulet mbetën më shumë se unë të shkreta;
kishe ikur, njërën nga ditët që unë fjeta.

 

***

Në doganë…
deshën të më kthejnë mbrapa

Më thanë se je vetë i dytë
Të kisha ngarkuar me vete,padashje
Harrova te marr pasaportën e hijes tënde

Ti s’ke ”Kombësi Shqiptare”,
por”Leje qendrimi pa afat”,
në krahët e mi

Ndodh, si person i dyshimtë,
shumë herë më kanë kthyer…

E pastaj…
dashuria jonë;
lë nënë,
fëmijë,
atdhe,
bashkëshort
Dhe arratisemi nga mali…

 

***

Shpejtësia e dritës
e zërit
dhe e ditës,
janë më të shpejta ose më të ngadalta

Për të ardhur në planetin tim të vogël
mes lumenjve,
mes fushës me grurë,
mes grurit dhe zogjve,
… këngës,
dehjes
dhe fantazisë,
zgjidh shpejtësinë ideale…

Kështu..dy trupa në lëvizje
mund të jenë dhe në prehje,
çështje fiziko-matematike
kur, shpirtrat tanë bëjnë dy krahë
dhe poezia, anija e vogël kozmike..!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s