Kalendari poetik: Nazik al-Mala’ika (1922-2007) / Përgatiti materilain: Maksim Rakipaj

Nazik al-MALA’IKA

Kalendari poetik: Nazik al-Mala’ika (1922-2007)

Poete irakene, u lind më 23 gusht 1922 në një familje poetësh. Në vitin 1944 mbaroi Unversitetin e Bagdadit për letërsi, por njëherësh studionte edhe për muzikë. Nën ndikimin e të atit poezinë e parë e shkroi në moshën 10 vjeçare. Më pas fitoi një bursë studimi për në Universitetin Princeton në Nju Xhersi; në vitin 1954 vazhdoi studimet për master në Letërsinë e Krahasuar në Wisconsin. Poezitë e saj ndikuan në modernizimin e poezisë arabe bashkëkohore. Ja një poezi mjaft e fuqishme nga al-Mala’ika:

FTESË PËR JETË 

Tërbohu, rebel të dua dhe të xhindosur,
revolucion përvëlues, shpërthyes,
e urrej zjarrin kur në ty dremit, ji prush,
damar që regëtin, që ulurin dhe tërbohet.

Tërbohu, shpirti yt vdekjen nuk e do,
mos rri si hu, kur unë stuhinë time të shpërthej,
hirin e të tjerëve mjaft e kam, ti ji prush,
zjarr frymëzimi i poezive të mia bëhu,
tërbohu, lëre ëmbëlsinë, gjërat e ëmbla ma shpifin,
zjarrin kam aleat, jo plogështinë, jo paqen me kohën.
Seroziteti që ke s’më pëlqen, as zëri i qetë, i butë,
ngri krye ndaj heshtjes poshtëruese,
regëtitës të dua, harrakat si kalama,
si stuhia, si fati,
për lavdi të etur dhe asnjë parfum
mos të ta prishë mendjen, asnjë trëndafil…
Durimi? Cilësi e të vdekurve është,
që dremisin në ftohtësinë e varrezave,
nën mbrojtjen e epitafeve,
ne i kemi dhënë jetës ngrohtësi,
afsh i kemi dhënë, pasionin e syve dhe të faqeve.
Orator nuk të dua, të dua poet,
ankthi le të jetë kënga jote,
të këndosh edhe i sëmurë, me fytin gjak
dhe kur shpirti të djeg.
Të dua uragan shpërthyes,
gojëzjarrtë, që shpërfill edhe breshërin,
ku malli dhe dëshira flenë.
Urrej ata që s’lëvizin,
rrudhi ato vetulla, më mërzit kur qesh,
kodrat të ftohta a të nxehta mund të jenë,
ama pranvera e përjetshme nuk është.

Gjeniu, mik i dashur, është i vranët,
ata që qeshin, mish i huaj janë.
Dua në ty etjen shpërthyese të vullkanit,
frymëmarrjen e natës së thellë kur ditën takon,
dëshirën e burimit bujar që rrëshekun ngjesh,
lum zjarri të dua dhe valët e tua mos njohshin cak.

Ngri krye kundër vdekjes së mallkuar,
të vdekurit nuk i duroj dot më.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s