Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

Fryn Jugë sot

Era e të mbjellave, era e bereqetit.

Lapsi bëhet parmendë,
dy gishtërinj zgjedhën tërheqin,
kjo letër, mos mbetet arë djerr.

Si fara e bimës,
kur shkronjat të çelin,
do çelin dhe vezët e harabelave
mes degë pemësh.

Fëmijët,
që ende s’e dinë kujt i këndojnë,
degën më të hollë e bejnë bilbil.
Në kërcellin e brishtë të grurit, gjejnë piskën.
Kinezja me sy bajamesh,
në fyell shndërron kallamin.
(Ç’nota qetësie…?!)
Gjeje ç’thonë ujërat e burimeve
kur me gurët flasin?!

E dashur…
beteja e dimrit ka mbaruar.
Lëkura e shqerrës është bërë dajre.
Briri i demit i këndon triumfit
Me gëzhojat, mund të bëjmë një melodi të bukur.

Jofrymorët, kthehen në frymorë
dhe sendet duan të flasin!

Fryn Jugë sot.
Era e dashurive, era e bereqetit
kur:
fara e bimës,
bilbilat prej shelgu,
piskat e kashtës,
lëkura e shqerrës,
briri i demit,
kallami,
shkronjat dhe gëzhojat të këndojnë….

Eja e dashur,
e veshur si pranvera,
atje… në pyll, do bëjmë dasmën tonë!

 

***

U thye pasqyra e ditës
mbi malin që dremit.

S’ta shoh më fytyrën.
Malli, mbështillet në kuvertë
si femijë.
Pa duart e tua, s’do të flejë.

Gjiri i qiellit
zbërthen yjet një nga një
si kopsat e këmishës

Mbi buzën e mallit,
vijën e qumështit derdh.

 

***

Ata që janë, thanë se:

Dashuria fillon nga sytë,
nga dëgjimi,
e ndien në gjunjë,
në grykë, një lëmsh që s’e thua dot kurrë…

Ata që ikën, thanë se:

Të merr sytë,
dëgjimin,
gjunjtë,
lëmshin s’e thua dot kurrë…

Dy binjake te porta e brengës,
por jam i sigurt,
se vdekja na do më shumë!

 

***

Mbrëmjeve:
fjali, fjalë, lidhëza, shkronja…
Bie në gjumë
me ninullën e lutjes së rregullt.

Mëngjeseve:
hallakatur gjej shkronjat,
rrëzuar mbi kuvertë
Ashtu si era bën rrëmujë,
gjethet e një peme.

Më duhet,
një nga një, të vendos:
çdo shkronjë mbi një gjethe,
çdo fjalë mbi një degë,
çdo lidhëz mbi një syth.

Rritu, jeto!..
çel, ti trung poezi!

Një fjali frutash vjeshtake dashuria jonë
Dhe unë me shporta ndër duar,
kohën e të vjelave të pres!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s