Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Sot është e dielë

Hesht, hesht, e mos fol! Mos e zgjo veten!
Lere të fleje! Sot është e dielë.
Se, jo të gjitha ditët
Mund t’i kesh të diela!
Mos fol asnjë fjalë, vetëm të gërrhitura,
Si ulurima deri në qiell! Sot është e dielë.
Duhet të shlodhen eshtrat,
E të ripërtërihen qelizat e dritës
Për një javë të re.
Vetëm toka le të vazhdoi të rrëtullohet.

 

Mjegull e pakuptimtë

Kjo mjegull statike me re të bardha të shokuara,
E palëvizshme në mendime
Për evolucionin e mëtejshëm të shpirtit,
Frenon lëvizjen e qiejve,
E gjurmët e mia drejt dritës e lules.
Në një mjegull të pakuptimtë
Eci unë dhe qielli
Dhe kërkund as dritë e as lule.

 

Loti yt i kristaltë…

…Të do sinqerisht, ndaj del i pastër,
E i bukur prej syrit tënd.
Ai është i joti si më e madhja pasuri,
E mos u çudit, e bukura ime, kur ai merr
Formën e globit e të universit njerëzor,
E pikon dhimbje e dashuri.

 

Mashtruesit…

…Mbasi ngopën njerzit me gënjeshtra
Filluan të ngopen dhe vet,
Se, çuditërisht, gënjeshtrave të tyre
Ndër media e gazeta,
Po u besonin me të vërtetë!
Ah, ah, fatkeqësisht,
Gënjeshtrat paskan rrota…
Tani po u beson e gjithë bota!

 

Çdo ditë…

…Një ëndërr vdes në mua,
Nëpër zëra erërash, e shprese,
E unë nëpër vite,
Sikur ska ndodhur asgjë eci krah jush,
Se shpirti sërish ëndrron
Për fluturime të reja drite,
E loton, e gëzon, pa u parë nga askush.

 

Mbi trotuare të huaja…

…Sot i ngjaj një pirgu dëbore,
I ngrirë e i ftohtë,
Kërcas e nuk ndjej dhimbje,
Shkëlqej e nuk nxjer zë,
Deri sa të shkrij e të mos jem më.

 

Kokoshkat e ditëve

Kokoshkat e ditëve të mia,
Ndër gëzime me shumë ëndrra në sy
E siklete në shpirt,
Duke kërcyer përpjetë, u poqën përjetë,
Por sërish nga fillimi do nisi kërcimi,
Të piqen dhe ato pak të tjera,
Kokoshka ditësh, të lumtura e të mjera.

 

Qerpikët e diellit u mbyllën…

…E syri i ditës u fsheh,
Me zëra muzgjesh flet nata,
E më ne të dy s’na sheh.
E sytë e yjeve kureshtarë
Kush e kush më shumë,
I falin ngrohtësi hënës,
Pa u fshehur nga ti e nga unë.
E buz’e magjishme e saj,
Që shndrit në t’bukurin vënd
Një puthje nate pret
Si ftohtësi të argjënd.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s