Poezi nga Dije LOHAJ

Poezi nga Dije LOHAJ

 

PENTAMETRI

Çka po më djeg sonte
Bashkë me zjarrin?

Kush po më zë frymën sonte
Bashkë me ajrin?

Çka po më shkul gjethet sonte
Bashkë me cunamët?

Kush po më pikon gjakun sonte
Bashkë me plagët?

Çka po më përmbys sonte
Bashkë me oqeanët?

Sonte vura miqtë e mi nën kokë,
Si gurin e varrit tim.

Sa rehat kur të flesh me vdekjen!

 

VAJE TË SEERTA PËR MËSUESIT

Mbështille globin
Me lëkurën tënde arna-arna,
Është koha të rilindim sërish,
E të gjejmë sytë e përhumbur,
Brenda verbërisë,
Së kësaj kohe të çmendur
Që të mos ketë më errësirë,
Që pikat e djersës
Mes vajeve të serta
Të shpupuritin këtë përqasje shpirti.

S’ka gjë!
Djersët lëri të kyçura
Në stinën e sertë,
Dhe nisu sërish
Në stinën e thirrjeve tona,
Një me dëshirën e botës.
Me urimin e mësuesit
Në shtegtim
Mes shtigjeve të bardha!

Mbështille globin
Me lëkurën tënde arna-arna,
Që ta sfilitën vuajtjet,
Është koha të rilindim përsëri.
Edhe pse pritat që kanë zënë
Po lëshojnë jargë pushteti
Sa herë thyen qafën një vit,
Sa herë vjen një vit tjetër i vjetër…
Fshijini sytë me pëllëmbë,
Me arka shkronjash,
Varur në çengelin e ashtit tënd…

Mbështille globin
Me lëkurëm tënde arna- arna
Tek kthehesh sërish te guri i vatrës,
Te guri i dijes
Deri tek amaneti i fundit,
Për kokën e ardhmërisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s