THONË / Poezi nga Rregjina Nikaj Sterkaj

Poezi nga Rregjina Nikaj Sterkaj

 

THONË ?
(Vargje nga librat e mi)

Thonë që s’ka jetë të përtejme
s’ka të gjallë më shpirti , 
kur vdes !
thonë që asgjë më nuk dimë !
jemi vetëm një mish i kalbur pa jetë !
e thonë,e thonë.. ?..
Sa shumë thonë..
sa dyshime janë..!
ata që në Zot nuk besojnë, e thonë këtë !!
– Unë them :
– po ta mendojmë si një bimë që këputet
s’ka më frymë, as jetë
Dhe ashtu është..!
njeriu ndryshe.. është
ndryshe gjykon
ndryshe rron,
të gjithë e bejmë jetesen ndrysh nga çdo gjallesë
mendoj, që, … ;
– kur flej gjumë e lodhur
trupi fle qetë qetë
shpirti më çon
ndër ëndrra, në fëmini,
aty, ku as se pres
më shëtitë ku as mendja sma imagjinon,
takohem me të vdekurit
Me njerez ne fund të botës
rrim flasim komunikojmë
..gjëra që ndoshta
na japin sinjale të vërteta në jetën e përditëshme
Jo më kot, ndodhë…
Edhe mallin që derdhim mbi varre tek të dashurit tanë, diçka është
flasim, qajmë
U kërkojmë hallallin,
na duket aty
nën mermere sikur na dëgjojnë
shpirti pra,shpirti jonë
me shpirtin komunikon
kërkon me folë
Me u çmallë
pas ikjes së tyre
i ndjejmë, akoma më pranë !
atëherë diçka është
që ky shpirtë i gjallë
mundë të merret
Edhe hopa në gjumë,
Asgjë nuk dëgjojmë ..
trupi nuk ndjenë,humbë
Në Rem, thelle,
asgje, sdin, ndërsa shpirti , gjetiu bredh
ndër ëndrra,tpa fundë
asnjëherë nuk flenë…
Ndersa ne gerrhasim në gjumë, truri dhe shpirti
Vazhdojnë udhetimin
si ti themi kësaj ?
ka, apo nuk ka jetë përtej ?..dilemë kjo
Unë besoj, për një arsye, të fortë ;
Dua ti takoj do shpirta
Fort të dashtun
Atje lart, besimin në jetën e pasosur ata ma dhanë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s