Nëse, do të quhesh, Njeri! – Tasos Livadhitis / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Tasos Livadhitis

 

Nëse, do të quhesh, Njeri!

Nëse, do të quhesh, Njeri
s’do të ndalesh kurrë, të luftosh
për Paqe dhe drejtësi!

Do të dalësh në rrugë, do të ulërish,
buzët, do të të gjakosen, nga bërtitjet,
fytyra, prej plumbave, do të të lahet në gjak.
– Por asnjë hap mbrapa, nuk ke për të bërë, ti.
Çdo thirrje e jotja,
një gur, në xhamat e luftënxitësve.
Çdo xhest i yti,
a thua se përmbys, padrejtësi.

Dhe kujdes: për asnjë çast,mos haro!…
pak po ndenje të kujtosh, fëmijërinë,
lejove të mijëra fëmijëve, copëtim,
tek lozin të shkujdesur, qyteteve…
një çast po sodite, të diellit perëndim,
të nesërmen njerëzit,
do të humbasin në netë lufte,
një çast po ndalove të ëndërosh,
miliona ëndra, do të bëhen hi
nën buçimë, bombash.

S’ke kohë, e di?!…
nuk ke kohë, as për veten
nëse, do të quhesh, Njeri!

Nëse, do të quhesh, Njeri
ndoshta do të të duhet, të braktisësh nënën,
të dashurën, ndoshta edhe fëmijën.

Nuk do të hezitosh,
do të mohosh, llampën edhe bukën,
shplodhjen mbrëmësore, do të mohosh, në pragun e shtëpisë,
për rrugën, parrugë, që çon tek e nesërmja.
Nuk do të tutesh, përpara asgjëje dhe nuk do të trembesh.
E di!… Eshtë e bukur netëve, një harmonik të dëgjosh,
një yll, të shikosh,
është bukur, të ëndërosh,
përkulur mbi buzët e kuqe të së dashurës,
të dëgjosh, tek ëndrat të rrëfen për të ardhmen.

Por ti duhet, të gjitha këto ti harosh
dhe të nisesh, sepse Ti je përgjegjës,
për gjithë harmonikat e botës,
për gjithë yjet, për të gjitha llampat
dhe për të gjitha ëndrat, gjithsesi…
nëse, do të quhesh, Njeri!

Nëse, do të quhesh, Njeri,
ndoshta, edhe në burg të të flakin,
për njëzet… a më shumë vjet,
por Ti… edhe në burg brenda, do të kujtosh përherë,
pranverën, nënën dhe njerëzimin.
Ti… dhe brenda metrit katror, të qelisë,
do të vazhdosh përmbi botë, rrugëtimin.

Edhe kur, në pafundësinë e heshtjes së natës,
murin e birucës, me gisht do të godasësh,
nga ana tjetër e murit, do të të përgjigjet Spanja.

Ti.. edhe pse sheh vitet, të shkojnë…
edhe pse sheh flokët të thinjen, nuk do të plakesh.

Ti… edhe brenda në burg, çdo mëngjez
do të gdhihesh më i ri,
përderisa në botë, luftra të reja do të nisin, gjithsesi.

Poqe, se do të quhesh, Njeri!

Nëse, do të quhesh, Njeri,
do të të duhet të vdesësh, në një, çfarëdo mëngjez.

Në dhomën e izolimit, qysh në mbrëmje do të kesh shkruar
një letër të gjatë dhe të brishtë nënokes.
Në mur, do të shkruash datën,
inicialet e emrit tënd dhe një fjalë të vetme,
LIRI!…
a thua se ke shkruar, të jetës histori.

Të mund të vdesësh, në një çfarëdo mëngjez,
gjashtë tytave, të mundesh t’u bësh ballë,
a thua, se ardhmërisë, ti i qëndron përballë.

Të mundesh, përmbi buçimën vrastare,
të dëgjosh, se si miliona njerëz të thjeshtë,
luftojnë duke kënduar, për Liri,

Nëse, do të quhesh, Njeri!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s