Poezi nga Nehat JAHIU

Poezi nga Nehat JAHIU
 
 
EMRIN TËND
 
Gdhendur në rrasa gdhendur në gurë
i lagur me gjak qendisur n’flaur,
shkruar ndër varre përkundur në djepa
nga bijtë më të dashur mbushur me gjak e eshtra.
 
E plagosur shpesh mbushur me plagë
e ruajte veten e mbajte gjallë,
thurre gjerdanin, thurre kurorë
faqet e jetës plot me dasmorë.
 
Arat gjithnjë i mbolle me farë
shaminë e kuqe shpesh e lidhe n’ballë,
n’bjeshkë të larta diku n’kreshta
emrin tënd Kosovë e gjeta.
 
 
DËSHMORËT E LIRISË
 
Një ideal një dëshirë
atdhe e fjala e lire.
 
Pas çdo shkëmbi pas çdo kulle
lirisë i dhurohet një lule.
 
Një besë e dhënë një fjalë
i lajnë sytë me ujin e Drinit Plak,
mos t’na shkel armiku kurrë
mos t’na mbetet asnjë hak.
 
Pas çdo shkëmbi pas çdo guri
në çdo lis t’ngunjuar rrini,
në një zemër një fjalë burri
ty Kosovë ty tokë Iliri
ty Kosovë me palcë guri.
 
 
 
LIRIA
 
E bukur me dhembje e trishtime
qëndisur me pika gjaku ,
e qendisur nga vashat trime
me gjak të njomë-të riu e plaku.
 
Po më dukesh si mali me borë
sa hije të paska rrezja kurorë,
sa e bukur si nuse kreshnike
n’duar të trimave ti na u rrite
 
Hije të paska gjerdani i dëshmorëve
trimat të thurrën malin e kurorëve,
të thurrën vashat,vashat trime
ty kosovë një rreze me shumë gëzime
 
 
 
KËTU
 
Ja këtu ndër shekuj me radhë
në arat tona ne mbjellëm fare,
ja këtu bukës i thonë bukë
edhe ujit i thonë ujë mu këtu.
 
Ja këtu ne gjithmonë jemi
edhe eshtrat këtu i kemi,
këtu ishim gjithmonë
me djersë e gjak në tokën tonë mu këtu.
 
Ja kështu nën tokë në rrasa guri
themelet e thella i ka muri,
vatra konaqe mbushur lisa e trima
në këto djerrina mu këtu.
 
Ja këtu janë rrënjët e mia
i njeh toka i njeh historia ,
ja këtu ndër shekuj fise Ilire
më njohu kultura gjuha initime mu këtu.
 
 
 
NË BALLË TË OXHAKUT
 
N’ballë t’oxhakut
t’i hoqën plagët t’i hoqën rrudhat,
ta ruajtën sofrën ta ruajtën pragun
ta mbrojtën nderin ta mbrojtën konakun
në ballë t’oxhakut.
 
Në ballë të oxhakun ngritur nga vdekja
o s’falet kjo tokë o kurrë o kurrë,
s’falet nderi e s’turpërohet fisi
rrënjët e thella i kka lisi.
 
Shumëherë në oxhak
u ruajt trungu u ruajt foleja,
harruan se me shekuj këtu ka një prag
shumëherë vdiset për një oxhak.
 
 
 
NËPËR SHEKUJ
 
Nëpër shekuj përcolle trimërinë
për ta ruajtur në telat e qiftelisë,
për ta futur diku thellë e më thellë në gji
për t’i shëruar plagët tona shekullore.
 
Nëpër shekuj përcollët kohën
për t’i shlyer rrudhat n’ballë,
për ta mbajtur gjallë historinë
për ta ruajtur nëpër oda burrash.
 
Nëpër shekuj përcollët dashurinë
për ta përcjellur brez pas brezi,
për ta rrënjosur n’lisa t’bjeshkës
për t’i kujtuar edhe n’rrasa tgurit.
 
Nëpër shekuj e përcollët trimërinë
për ta ruajtur n’tela t’sharkisë,
për të mos e harruar tonën histori
ju dëshmorë atë e mbajtë gjallë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s