Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

RRUGËVE, TË GJAKUT…

Sytë e babaplakut
Mbetën, ikonë e betimit, n’kullë të na ndrit besa
Rrugëve të gjakut
Ku na mbetën ecjet e hapave liri, ku dukej shpresa

Plisi përballë u rri nishan, si lindjet për tytë të hutës
Me zanin e odeonit të odës, që jehon përtej malit
Me amanet t’flamurtarit, që mbet këngë n’tel t’lahutës
Për jetët ndër breza, që liri i kanë dy sytë e ballit

Sytë e babaplakut
Qiellin e shikojnë, nëpër krismat e motit, shpresë
Rrugëve të gjakut
Ku na mbetën, ecjet e hapave liri, me dashni e besë.

 

SIKUR TË ISHA, POET SI NAIMI…

Sikur të isha, poet si Naimi
Me shikimet e syve atdhe, që kishin burrëri
Do të frikësohej – trishtimi
Që ma mbjellë me tradhti, truallin Shqipëri

Kullat, do të merrnin zjarr, ngado në malësi
Fusha e lugje e karpa – shkëmbinj e lumenj e dete
Do ta lidhnin fjalën në Prizren, besa përsëri
Me odeon Atdheu, do ta pinin robërinë e kësaj jete

Sikur të isha, poet si Naimi
Mes burrave të besëlidhjeve – që, rilindën Shqipëri
Do të frikësohej – trishtimi
Farën e mbjellë, tradhti e robëri, do ta pija me krenari.

 

KUR PUSHTETI, I SHTETIT…

Kur pushteti i shtetit, të dhunon
Në ecjet e jetës, për të mbetur yll e krenari
Bëhu guxim, që, lirinë e kërkon
Edhe nëpër palcën e gurit, që s’ka gojë e sy

Kur pushteti i shtetit, të përdhunon
Pse bukurinë me bujarinë, ta ka falë Perëndia
Bëhu shote mali, që pushtet trazon
Lirshëm të merr frymë, jeta, ku lind dashuria

Kur pushteti i shtetit, të vret
Të mos mbetesh shtatore e dijes dhe urtësisë
Bëhu luftëtar, bëhu dhe mbret
Të jeshë ballë i besës, të jeshë flamuri i lirisë;

 

E BIJA E KULLËS, LIRI…

Fluturonte, si flutur
Nga kurora në kurorë, nëpër lulet e Sharrit
Mbet fije e këputur
Me shikim kah qielli, si guri i thyer i varrit

Buzëqeshjet ja morën, plumbat, që i ranë në ballë
Lotët dhe gjakun, ja piu toka, bashkë me shtatin
Dashninë e la te Kepi i Zanave, që t’i mbetet gjallë
Emri e nuri, aty ku i ra koka, aty ku e ndali hapin

Me fjalën e fundit, jam
Lindje, që lindem nga vdekja, me ngjyra lirie
Atdheun, dashni e kam
Si hutat e kullave t’Sharrit, mbi balle Shipnie.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s