Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
TYMNAJĒ
 
Më prit sonte
pa ardhur, mos fli dashuri
buza e etur kërkon puthjet
pasionet të shuajë marrëzisht.
Gjiderdhur lëshuar mes duarve
që djegin e përvëlojnë
duar që s’dinë të ndalen
zjarrit ndezur flakërimë.
Trupin mornica përshkojnë
Parajsa a ferri nuk di janë aty
ne djegur në pluhur yjesh
e mbetyr aty në përjetësi.
Dhënë njëri-tjetrit marrëzisht
kallet shpirti n’agoni
e dora mbetet e zbrazët
peng i natës që vellon gris.
 
 
 
S’ JAM SI DIKUR
 
Me një puthje mos më gënje
s’ jam më çupëlina e dikurshme,
që vite më parë ti njeh.
Tani jam gruaja,
që gjithkush dëshiron.
Botën kthej përmbys
nëse diçka më mungon.
Vogëlsirat s’ më hyjnë më në sy,
prandaj,
askush s’ mund të luajë me mua.
 
 
 
UNË DHE TI
 
Një natë me ty është fare pak,
në mijëra netë të kam menduar
Në verë e dimër, netë pa hënë
në epshe ndezur me ty jam shuar.
Në kohë, pa kohë gjithmonë bashkë
shkrirë një trup, një shpirt i vetëm,
sa netë pa gjumë dhe lot kam derdhur
si ty nuk desha, nuk të shoh kund.
Ndaj nuk të fal, s’të lë të shkosh
imi je, dhe vetëm imi.
më kot lodhesh, s’ ke ku shkon
ç do rrugë veç tek Unë të çon.
Ti bën naze, provokon,
me ndjenjën time luan shpesh
hidh sytë përreth, ngado që sheh
si mua kurrë nuk do të gjesh.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s