Kalendari poetik: Hovhannes Tumanyan (1869-1923) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Hovhannes Toumanian

Kalendari poetik: Hovhannes Tumanyan (1869-1923)

Poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar armen, sot më 19 shkurt, mbushen 150 vite nga data e lindjes. Konsiderohet si poeti kombtar i Armenisë. Ja një poezi e tij:

KUR NJË DITË…

Kur të vish, mike e dashur, një ditë
T’i hedhësh një sy varrit tim
Ke për të parë rreth e qark tij
Lule të freskëta në lulëzim.

Mos kujto se janë si të tjerat
Dhe më kot çelën në këmbët e tua
Apo i solli atje pranvera
Banesën e re për të ma zbukuruar.

Këngë që s’i këndova janë
Që brenda në zemër patën mbetur;
Janë të dashurisë fjalë
Që mbetën pa u shprehur.

Janë puthjet e mia të zjarrta, shpirt,
Nga bot’ e panjohur dërguar,
Udha që shkel para se të vish
Dhe ti në jetën e amëshuar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s