Poezi nga Iliaz BOBAJ 

Poezi nga Iliaz BOBAJ 

 

PËRKUNDRAZI

Këtë grua që shkon krenare
dhe shkel mbi taka butësisht,
dikur e desha si i marrë
dhe e kam puthur, natyrisht.

Dhe të pabërat i kam bërë,
pa të s’më zinte vendi vend,
e shihja, i hapja një botë,
më fliste, më linte pa mend.

Porse gabimet e rinisë,
ne i paguajmë dhe jo pak.
Si ndodhi që një ditë u ndamë ?
Oh, lereni, më hapet plagë !

Më duket vetja më e vogël,
kur rastësisht përkrah i shkoj.
Mendoni se e vështroj shtrembër ?
Përkundrazi, e adhuroj.


ATDHEUN PO E RRJEPIN

Atdheun e kanë varur në një ganxhë dhe po e rrjepin,
për t’i marrë mishin e tij të brishtë
dhe atë pak dhjamë që i ka mbetur.
Atdheu ynë vjen duke u tretur,
çdo ditë e çdo orë.
Ata që ti u jep votën,
po kthehen në thertorë,
në thertorë të vet atdheut
dhe ne të gjallët,
jetojmë pa fjalë, pa zë, si të vdekur.

* * *
Populli im fatkeq,
çdo votë e jotja,
i kthehet atdheut në një thikë për ta rrjepur…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s