Përhumbje ( Marrë nga vëllimi i dytë poetik, “Përtej ëndrrave dhe përjetësise”, GlobusR 2008) / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
Përhumbje
 
Copëza fletoresh më kanë mbetur në mendje,
Mbushur me skica dhe poezi,
E humbas vetveten sërish nëpër endje,
Ngatërrohem me vargjet nëpër shi.
 
Kaltërsia ka humbur përtej reve të rënda
Dhe koha më sjell vetëm vetmi,
Zgjuar jam, por tretem nëpër ëndrra,
Ngatërrohem me vargjet nëpër shi.
 
Në trungun e heshtjes e vara trishtimin,
Më dogji malli i etjes për ty,
Përloten shqisat e mia për frymëzimin.
Ngatërrohem me vargjet nëpër shi.
 
Dhe mendimet degdisen në të shkuarën,
Ndiej afshin e shtegtimeve në gji,
Puthen kujtimet e mia me vetëtimën,
Dhe unë ngatërrohem me vargjet nëpër shi…
 
Marrë nga vëllimi i dytë poetik, “Përtej ëndrrave dhe përjetësise”, GlobusR 2008
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s