Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

46803633_2368852793154663_4568064238920138752_n

Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Detit…

Në breg të detit luaj si fëmijë
mbi kokë qielli, kurorë dielli,
gjatësi valësh prehur shpirtit tim
në pafundësi humbet shikimi.
Paqe, në kufijtë e horizontit,
gjelbërim i shenjtë ishullit,
Era ngatërrestare trazon flokët,
e deti shpërthen në stërkala të bardha,
harruar pas teje, magjisë së thellë blu
dëshirës së heshtur, pragut të fundvjeshtës.

***

Në ditët gri,
detin e marr në sy.
E dua një stuhi të tij,
qiellin ta shoh të zemëruar,
të lëshojë flakë nga goja e tij,
ku unë të djeg kujtimet,
e të mësoj të jetoj përsëri.

Mjegullës botë

Symbyllurazi ecim rrugës së jetës,
rrëzuar jemi sa herë,
gjakosur e ngritur sërish
për të ecur
shtigjeve tona të përvuajtjes
mbushur lotë dhimbje
fatit tonë përherë në kryqëzim.

Vrapojmë për të arritur s’ di ku,
ndoshta pavetëdijes tonë që na tërheq si lak
vëmendjeve të shurdhëta
për të paguar pafajësinë
e mendësisë së të parëve tanë
që i faleshin dhe një guri të vetëm,
harruar mes erës e furtunës që e brente nga pak
e thërmohej
bashkë me shekujt tanë plot plagë.

Tashmë, autostradat prekin vragat e tokës
e shkojnë Lindje – Perëndim
me sy mbyllur kërkojmë burimin e dritës.
Drejt rrezeve të reja,
që nuk përflakin ngrohtësinë diell,
por zemërimin tonë që vlon në gjak
e mendimeve të trazuara
që na shtyn mjegullës botë
labirinteve të së panjohurës sonë.

Toka kthyer në gërmadhë

Koha, egërsirë me ne shqiptarët,
veç dhimbje na dërgon,
për ne nuk ka një ditë paqe
kudo dhimbje, dert e lotë.
Si jetimët e Evropës,
endur rrugëve nëpër botë
zëri ynë kaq i mekur
sa askush nuk e dëgjon.
Mbetur ne në errësirë,
shpresat tona s’ shquajmë dot
toka kthyer në gërmadhë
jeta dergjet dhe më poshtë.
Endur ne në kaotizëm
qiellit qepur pa drejtim
fluturim me krahë të thyer
copëtuar ndër shkëmbinj.

3 thoughts on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

  1. Nelle tue melodie, come onde,arrivano sulla spiaggia,trasportando mille pensieri che si sciolgono sulla sabbia,lasciando l’impronta che un raggio di sole illuminerà.Queste sono le tue melodie in versi che aleggiano nell’aria accarezzando i mille cuori che passeranno sul tuo cammino poetico.Bello il tuo lodare l’amore,tutto ciò che è vita è amore,solo un poeta può vedere con gli occhi dell’anima tutto quello che lo circonda.E non sarà un morire ma vivere sulle ali della poesia….della Poezi nga Marjeta Shatro-Rrapaj….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s