Një planet i madh brenda njeriut

 

Nga: Petrit Sulaj

Planeti i madh i emocioneve është këtu, brenda nesh, natë e ditë kur jemi zgjuar e në gjumë. Malet e fushat e tij, lumenjtë e qytetet që kanë marrë emra të tillë, si frika, gëzimi, zemrimi, trishtimi e të tjerë, janë në shërbimin tonë, duke e ndihmuar e « çorientuar », sipas rastit, krijesën njeri, që ai të mund të përballojë çdo moment të jetës së tij.
Shumica dërmuese e njerëzve, nuk janë si duhet të ndërgjegjëshëm për këtë planet të çuditëshëm brenda tyre, por dhe kur bëhen koshientë apo ndjejnë « dorën » që filan emocion zgjat drejt tyre, nuk e kuptojnë gjestin e domethënien e tij dhe reagojnë në shumicën e rasteve duke u bërë bisht atyre, duke i fshehur nga vehtja dhe nga të tjerët; apo më keq duke i shtypur e përzënë në nënkoshiencë. E nga ana tjetër, jo pak njerëz zbulojnë planetin e tyre të emocioneve, vetëm kur bëhen viktima të dështimeve, sëmundjeve, e ndarjeve të dhimbëshme që jeta u ka programuar.
Më keq akoma: injorimi dhe mosadministrimi korrekt i emocioneve i detyron njerzit të mos e ndjejnë dhe paraqesin vehten si një qënie unike, por thjesht dy gjysma të një të tëre. Në këto raste një gjë është e sigurtë: gjysma e njeriut në fakt ka vdekur, ka mbaruar. Njeriu me emocione të lëna pas dore, ndoshta dhe e gjen vehten një profesionist të shkallës superiore, por ama është një person me një jetë afektive të vdekur. Njerëzve të tillë zakonisht u atrofizohet zemra, ndërkohë që pushtetin te to e marrin koka dhe stomaku.
Emocionet e njeriut, padyshim janë kripa, lezeti i tij, në mungesë të tyre lidhjet njerzore nuk do të kishin kuptim. Nuk ka kuptim të ndjehemi keq, të turpërohemi nga emocionet tona; janë pikërisht ato që na lejojnë të futemi në zemër të dikujt. Ndërsa duke i fshehur ato, vetëm sa gënjejmë vehten dhe largojmë të tjerët në mënyrë të pakthyeshme.
Emocionet janë bashkëudhtarët më të lashtë te njeriut, janë ato, faktori kryesor që na kanë ndihmuar që të mbijetojmë në evolucionin e gjatë prej miliona e miliona vitesh. Gjithçka tjetër e jona ka ardhur pas emocioneve. Emocionet janë primati i njeriut, ato tashmë janë perfeksionuar sofistikuar në rrugën e tyre të gjate miliona vjeçare, janë bërë pjesë e trupit dhe e mendjes tonë.
Emocionet lexohen në vështrimin e njeriut, në mimikën e tij, në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës, në lëvizjet e trupit, në tensionin muskular, në ritmet e zemrës e të frymëmarrjes. Njeriu normal nuk është gjë tjetër, veçse një satelit i këtij planeti të mrekullueshëm. Shkon nga shkon, bën ç‘ bën njeriu dhe gjithëmonë e gjen vethten në pushtetin e tyre, nuk mundet tu ikë orbitës së tyre fantastike.
Nuk është aspak teori, por përvojë e takuar jo rrallë në jetën e njeriut, fakti që filan emocion lindur brenda tij, bëhet strumbullar për një vendim të rëndësishëm, madje, pse jo dhe shumë më i rëndësishëm e më i gjetur, se çfardo arësyetimi i peshuar i mendjes racionale, gjë të cilën e përshkruam më sipër. Pikërisht, janë këto sinjale të sofistikuara që mendja emocionale ia paraqet njeriut në momente të caktuara, duke e njoftuar apo detyruar që të marrë një vendim sa hap e mbyll sytë, të marrë një të ashtuquajtur vendim çasti. Sinjale të tilla, që tashmë njihen me emrin lakuar emocione, shpesh herë njeriun aq sa e bëjnë qesharak, nga ana tjetër, në jo pak raste dhe i shpëtojnë lëkurën nga vdekja e sigurtë.
Tashmë është plotësisht i vërtetuar fakti, se mendimi dhe emocioni, pjesa racionale dhe ajo emocionale e trurit të njeriut, përbëjnë një entitet të pandashëm.Nuk mund të kuptohet bota, mjedisi ku jetojmë, të tjerët që na rrethojnë, vehtja jonë e më gjërë, po të mos bashkpunojnë me njëra tjetrën pjesa racionale dhe ajo emocionale e njeriut. Eshtë pikërisht ky koordinim unik midis emocionit e mendimit, që e ka bërë njeriun zotin e vetëm të natyrës.
Tashmë nuk ka më dyshime: emocionet janë të rëndësishme për mendimin njerëzor, ashtu siç është i rëndësishëm mendimi për jetën emotive të njeriut.
Në situata kritike, kur mbijetesa e njeriut është në zgrip, futet në lojë mrekullisht pjesa emotive e trurit njerëzor që na bën ti mbijetojmë rrezikut. Nga ana tjetër ajo, pjesa emotive e njeriut, që duke i çuar sinjale të çmuara fiziologjike mendjes racionale, e ndihmon atë që sa më parë të marrë vendime të llogjikëshme e afatgjata, për tu orientuar në kaosin e alternativave të shumta që e pllakosin njeriun. Nga ana tjetër, mendja racionale, zbut e administron valët emocionale, dhe vazhdimisht përpunon strategji për të kultivuar primitivitetin e mendjes emotive.
Janë emocionet që e bëjnë të aftë njeriun të ndjejë. Ndjeshmëria e njeriut lidhet kryekëput me botën e tij emocionale, ndërsa mendimi perpunon llogjikën e tij

Shkëputur nga libri “PLANETI I EMOCIONEVE”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,777 hits

December 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List