Artur KICE- një nekrologji që duhet të ishte shkruar shumë më vonë  
Shkruar nga Shpend Sollaku Noé, i porsabotuar tek “Dielli”, New York

Tanimë kurmi i tij iu përfshi nëntokës. Mbi të – fluturzat e akordeve të kitarës që nuk e shkulte nga dora. Edhe tani, që ishte afirmuar si avokat.
U mbulua përgjithmonë ai trup i bukur. Kishte filluar të tronditej nga marteli automatik i kohës së përbindshme qysh në moshën 14 vjeçare.
Atëherë, kur më shumë se gjithçka i duhej një top llastiku. Atëherë kur, për t’i “kalitur” këllqet, i vunë në kyçet e duarve prangat.
Që të mos shkruante më. Sidomos trakte nga ato armiqësoret: “Poshtë partia jonë”, “Rroftë SH.B.A.”, “Rroftë Italia”, “Rroftë mbretëresha e Anglisë”, “Poshtë…”, “Poshtë…”, … Trakte që i hodhi në pika të ndryshme, edhe pranë kryqëzimit midis një kinkalerie, postës së vjetër, hotelit “Myzeqeja” dhe dyqanit të këpucarëve.
Imagjinoni panikun e atyre që e raportuan, të atyre që nisën të merren urgjent me hetimin e kësaj gjendjeje aspak të zakonshme, të “ekspertëve” që u morën me përcaktimin e autorit të atyre pusullave, duke u nisur si gjithmonë nga ekspertiza e mësuesve apo drejtorëve të shkollave, që mund të përcaktonin shkrimin e kujtdo, sipas kaloigrafisë së hartimeve apo të diktimeve.
Nuk mund të përshkruhet saktësisht se ç’heq një adoleshent pas hekurave,në moshën kur nisin t’i ngjiten qiellit ëndrat. Por mund të hamendësohen pasojat e privimit të lirisë së tij. Sidomos në pjesën e padukshme të njeriut, atë të shpirtit. Pa lënë mënjanë pasojat në trup të një trajtimi mizor brenda mureve.
Dhe qe ai, trupi, që e tradhëtoi Arturin. Pak e nga pak, por në mënyrë të vazhdueshme. Ai trup që nuk arriti t’i bindet shpirtit. Në një luftë të vazhdueshme. Një sërë betejash me gjithë forcën e mundur.
Betejën e fundit, atë më të rëndësishmen, – për jetën – e fituan plagët e vjetra, ato që e kishin zanafillën në qelinë e errët të adoleshencës.
Në kësi rastesh zakonisht të gjithë shpëtojnë shpirtin e të kallurit nën dhe.
Artur Kice shpirtin e tij e shpëtoi së gjalli, me dashamirësinë e vështrimit të drejtuar edhe atyre që i masakruan adoleshencën.
Sa herë që ishim takuar bashkë, apo në mesazhet e herëpashershme në socialet, nuk kisha arritur të shquaja urrejtje tek ai djalë. Ideja e tij për hakmarrjen ishte kjo: Kemi arritur të shpagojmë vuajtjet tona vetëm duke u bërë më të zotë sesa persekutorët tanë.
Sikur donte t’u thoshte: Ej, jam këtu lart. Ndërsa ju po baltrave mbetët.
Në atë baltë të ngjizur prej dheu e gjaku.

 

Nga: Shpend Sollaku Noé

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,871 hits

December 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List