Poezi nga Milda Ribaj

Poezi nga Milda Ribaj
 
 
Mundet
 
Unë ndiej për ty
dhe s’ më intereson në e di ti
apo se di?
Se kështu jam unë.
Unë munda të të dua në kohët e mia më të vështira
në gjumë e lashë harresën
dush i bëra trishtimit
errësirën e lava me trëndafila të kuq
në vaskën e bardhë të shpresës.
Unë mund të dua ty
edhe duke pirë një cigare në heshtje
pa pasur as mendjen në biseda.
Unë të mendoj ty
dhe kur dëgjoj muzikë bluz.
E kujt i plas i dashur
unë sot jam me ty këtu,
po nesër s’ di se ku,
se dashuria është kështu.
Mundet dhe netëve të mendoj
duke pirë verë
deri sa yjet të jenë shuar në qiell,
se kështu jam unë
mundet dhe të iki
e të marr dashurinë me vete, si një pikturë
ta përkëdhel, si një mister a diçka më shumë.
Se unë jam ajo që të dua pa fund
se kështu jam dhe mbetem unë….
 
 
 
Hej baba
 
Si je baba, si të kam?
Ç’ thotë bota e përtejme?
Që s’ je më
mos u bëj pishman.
Unë jam këtu ku më le
në këtë botë që s’ vlen asnjë gram.
Eh, di që s’ merr fryme më
por unë më e vdekur se ty jam.
Ej baba, erdha për të pirë verë bashkë
si në kohën e kaluar,
më ka marrë malli të dëgjoj historitë e tua.
Ej baba, në ëndërr s’ të kam parë,
a buzëqesh prapë, si drita e mëngjesit mbi renë e bardhë.
Ej baba ç’ thonë qiejt kur i shikon
ndonje engjëll a të dërgojnë,
po për të çmendurit e botës tonë a të tregojnë.
Ej baba, ç’ thotë parajsa
a je puthur me dashurinë,
a i preke me këmbët e tua lulishtet, kopshtet e arta?
Ej baba, unë bëra dashuri
me dikë
për të harruar, se ty të kam humbur
për të harruar veten në çdo gjë.
Ej baba të flas nga kjo botë e mëkatuar
e di që të gjithë do bëhemi vdekëtarë,
që s’ je më mos u bëj pishman
të thashe dhe kur ishe gjallë
kjo botë s’ vlen jo asnjë gram
Të fala bëjë zotit që ke pranë
dhe lutu për ne të mjerët të na falë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s