Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
LARGËSI E TRISHTUAR
 
Ngecin orët dhe ditët pa ngjarje,
Mbushur me erë trishtimi të hidhur,
Tretet ngadalë zëri yt nëpër dhimbje,
Malli troket si dilemë e pazgjidhur.
 
Ke humbur në vështrimin tim, si hije,
Ashtu si humbasin gjethnajat nën borë,
Në buzë lëvrin kujtesa e një puthjeje,
Largësia më mbeti si dhuratë në dorë…
 
 
 
Nëse do të fluturosh…
 
Nëse do të fluturosh përtej qiejve,
Atje ku vetëtimat zemrat çajnë,
Mos harro, puthjen time merre me vete,
Që të tregojë udhën kur të kesh nevojë.
 
Unë qiej s’kam, as gjerdanë yjesh s’gjej dot,
Për t’i bërë dhuratë për gushën tënde,
Kam vetëm një zemër të brishtë e të ngrohtë
Që mbi detin e lotit ka ngritur çerdhe.
 
Mos e harro kraharorin ku gjumi të merrte,
Mes nanuritjeve dhe duarve të mia – fole,
Ëndrrën tonë, në vesën e vështrimit trete,
Nëse do të fluturosh përtej qiejve…
 
Marrë nga vëllimi i tretë poetik, “Gjak në kozmos”, 170 faqe, 140 poezi, 2010

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s