Poezi nga Sahit F. Osmani
SHQIPONJAT
S’duan pasaporta shqiponjat
Ato fluturojnë lartë qiellit pa kufijë
Vigjilente në çdo kohë
Valviten me flamur natë e ditë
Rreptas përleshen me stuhitē
S’duan pasaporta shqiponjat
Janë sovrane në tokë det e qiell
Sa herë bajlozat nga deti kanë dalur
I kanë rrokullisur thellë në humnerë
(Kanë kthetra për kobra-gjarpërinj
që pengojnë e zvarritin lirinë)
Çerdhen e kanë në mes të flamurit
Në fushen e kuqe me gjakun zjarr
Cep më cep roje të atdheut
Krahë tendosura e krerët kryelartë
Pa u gjunjëzuar kurrë.
NË KOSOVËN TONË
Edhe vdekja bëhet e pavdekshme
As gurët e drurët s’e durojnë robërinë
Shtysë njerëzore liria e brendshme
Nga shpirti i popullit rrezaton
Sa herë rrufetë kanë zhuritur mizorisht
Dhe kanë vrarë dritën e filizave
Trungut të lashtë kanë shpërthyer ilirisht
Plagët e kuqe si dëshmi qëndrese
Hije a hijena që zezonin kohën
Dhe shkulnin drurë e digjnin gurë
Lirinë e Kosovës s’ mund ta vritnin
Ajo mbahej lart valonte si flamur
Me diellin e lirisë mbi supe
Dëbonte terrin e robërisë mesjetare
Zgjoi agimin e pranverës sē madhe
Të lulëzojë kudo në trojet shqiptare.
NDONJËHERË…
Ndonjëherë ka më shumë se falënderim
Ndonjëherë ka më shumë mosmirënjohje
Ndonjëherë nga s’mira dhe gëzimi ngrin
Dallgët e padurimit na sjellin trishtime…!
POETI
Ai vargjet i lan me rrezet e diellit
Dashurinë ta çojë te zemrat e njeëzve
Çdo germë e rrokje i ther në shpirt
I përkëdhel fjalët në mendje i skalit
I rendit metaforat mos të trazohen
Si në rërën e nxehtë shirat që avullohen
Ai është i lumtur kur sheh nga lart
Bukuritë e atdheut malet kryelartë
E vret në shpirt trishtimi njerëzor
Me mirësi shkrin kohë të ngrirë
Kur tokë e zhuritur thith nga etja
Vargjet lumë i burojnē nga vetja
Si forcë misterioze ka dashurinë
E begaton shpirtin me poezinë.